LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: T’i ulim flamujt partiak dhe të mbizotërojë ajo që quhet Kosovë

Lekaj: T’i ulim flamujt partiak dhe të mbizotërojë ajo që quhet Kosovë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në debatin për kufirin me Malin e Zi ka deklaruar se ekspertët dhanë argumentet, kurse komisioni shtetëror nuk dha asnjë fakt për ta bindur që ta votojë marrëveshjen për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi.

“Por, tani lind pyetja për komisionin shtetëror, për kënd ka punuar. Nga kush janë shtyre të punojë kundër interesit të vendit”, tha ai, duke kërkuar nga të gjithë deputetet që “t’i ulim flamujt partiak dhe të mbizotërojë ajo që quhet Kosovë, pasi për këtë janë thirrur dhe për këtë kanë dhënë betimin”.