LAJMI I FUNDIT:

Shtohen abortet te vajzat e mitura

Shtohen abortet te vajzat e mitura

Vajzat e mitura, zakonisht më shpesh e ndalin shtatzëninë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë. Që problemi të jetë më i madh, disa presin që të kalojnë muajt e parë të shtatzënisë, kur aborti të jetë më i komplikuar, pasi që shpesh e fshehin problemin nga prindërit.

Shumë vajza madje, nuk dinë të mbrohen nga shtatzënia e padëshiruar, si rezultat i moskomunikimit prind – fëmijë, në lidhje me kulturën seksuale, por edhe për atë që gjatë aktit seksual është e mundur që të barten sëmundje të ndryshme.

Statistika tregon se, gjatë vitit të kaluar, kanë abortuar 217 vajza më të reja se 20 vjet, numri është më i madh në krahasim me vitin 2008 kur shtatzëninë e kanë ndërprerë 146 vajza. Organizatat që punojnë në këtë fushë komentojnë se Maqedonia është një ndër vendet me nivel më të lartë të aborteve te vajzat e mitura.


“Problem është që nuk vijnë në kohë. Pas 10 javëve prej shtatzënisë e dini se shkohet në komision. Disa nga ata nuk kanë ditur si të mbrohen, te disa raste është vërejtur mungesë e komunikimit mes prindit dhe fëmijës. Ne bëjmë gjithçka që aborti të mos ndikojë në mundësinë për lindje në të ardhmen, i sugjerojmë dhe edukojmë se si të ruhen nga shtatzënia e padëshiruar”, thotë mjekja Jadranka Georgievska, nga Klinika e Gjinekologjisë, dhe kryetare e shkallës së parë të komisionit për ndalim të shtatzënisë, duke shtuar se ka raste kur janë paraqitur vajza 13 vjeçare me kërkesë për abort.

Mjekja Tanja Levkovska – Stoiçovska, nga Instituti për Shëndet Publik thotë se numri i përgjithshëm i të paraqiturve dhe të regjistruarve për abort ka pësuar rënie, në vitin 2015 ka qenë 4.587 ose 19.9 në 100 foshnje të cilat lindin të gjalla. Në lidhje me strukturën e rritur, nga numri i përgjithshëm i aborteve të regjistruara, 217 ose 4.7%, janë te gratë me moshë më të vogël se 20 vjet.

Hulumtimet e organizatave joqeveritare tregojnë se vetëm 1.6% nga vajzat e reja në moshë prej 15 deri më 19 vjet, deklarojnë se përdorin kontraceptiv oral, ndërkaq vetëm 34.8% përdorin prezervativ gjatë marrëdhënies seksuale, transmeton Portalb.

“Në një hulumtim, tjetër thuhet se vetëm 13% e nxënësve kanë deklaruar se kanë mësuar për prezervativin, ndërkaq vetëm 2% për kontraceptivin oral. Plotësisht, informatat ata që i marrin janë të vjetërsuara, të parëndësishme, madje shpesh edhe të pasakta”, thonë nga Asociacioni për Shëndet dhe Edukim HERA.

Pos saj, hulumtimet e organizatave joqeveritare, tregojnë se vetëm 1.6% e vajzave të reja në moshë prej 15 deri më 19 vjet, deklarojnë se përdorin kontraceptiv oral, ndërkaq vetëm 34.8% kanë përdorur prezervativ gjatë marrëdhënies së tyre të fundit seksuale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori