LAJMI I FUNDIT:

Balaj: Nuk do ta lejojmë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin

Balaj: Nuk do ta lejojmë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin

Hysen Balaj, përfaqësues i fshatrave të Deçanit tha të mërkurën para nisjes së debatit për demarkacionin se nuk do ta lejojnë që Marrëveshja aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi të kalojë në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tyre me këtë marrëveshje Kosova humb territor.

Ai tha për Telegrafin se janë të pranishëm në Kuvend me ftesë të ish-presidentes Jahjaga e cila i ka ftuar të jenë pjesë e diskutimeve për demarkacionin, ndërsa tha se po presin nëse Kuvendi do t’i lejojë të jenë të pranishëm.

Balaj tha se nuk do ta lejojnë që të ratifikohet kjo vijë kufitare sipas Marrëveshjes me Malin e Zi.  /Telegrafi/