LAJMI I FUNDIT:

Hardinaj thotë se do të dëshmohet se demarkacioni është i gabuar

Hardinaj thotë se do të dëshmohet se demarkacioni është i gabuar

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se tryeza për demarkacion do të dëshmojë se versioni i shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi është i gabuar.

Ai ka thënë se ekspertët e pavarur do të hedhin dritë në këtë proces dhe do ta vërtetojnë se demarkacioni është i gabuar dhe duhet të rrëzohet.

Sipas Haradinajt, me votimin kundër demarkacionit, Kosovës do t’i hiqet një pengesë si në proceset e brendshme, po ashtu edhe në ato të jashtme.


Ai ka thënë për “Epokën e re” se fillimisht demarkacioni duhet ta marrë epilogun në Kuvendin e Kosovës, e pastaj, nëse nuk gjendet një zgjidhje miqësore edhe nëpërmjet dialogut me Malin e Zi, sipas Haradinajt, kjo çështje mund të përfundojë në arbitrazh.