LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Në kohën e kryengritjes qyteti i Krushevës ka pasur shumicë etnike shqiptare

Hasani: Në kohën e kryengritjes qyteti i Krushevës ka pasur shumicë etnike shqiptare

Në kohën e kryengritjes qyteti i Krushevës ka qenë në përbërje etnike shqiptare, vllehe dhe slave, prandaj edhe me ngadhnjimin e kryengritjes pushteti aso kohe u nda në mënyrë proporcionale, deklaron historiani Skender Hasani.

Sipas tij kryengritjes së Ilindenit me 2 gusht të vitit 1903 nga histografia maqedonase i është dhënë kahje e zmadhuar edhe pse në esencë ajo ka qenë kryengritje lokale e qytetit në rrethinë thotë Hasani.

“Kotë qe ipet një kahje aq e madhe kësaj kryengritje a në esence sipas dokumantacioneve nuk ka qenë ashtu. Por pjesmarrja e shqiptarëve ka qenë sepse ky qytet ka qenë në përbërje të dukshme popullata shqiptare që eshte edhe në ditët e sotme në Krushevë dhe rrethinë dhe ka rezultuar që pushteti të ndahet në mënyrë proporcionale 20, 20, 20 që është një elementë i mirë për vazhdimin e shtetësisë së Maqedonisë”, tha Skender Hasani për TVM2.


Por sipas Hasanit gjithçka u devijua me 2 gusht të vitit 1944 ku u shpall shteti etnik maqedonas dhe që u përsërit edhe në vitet e 90 e me kushtetutën e re ku shteti përsëri u definua si shtet etnik i maqedonasve.

”Këto vendime diskriminuese ndaj shqiptarëve çuan deri në konfliktin e vitit 2001” theksoi Hasani.

“Ka devijuar me 2 gushtë në vitin 1944 ku është shpallur shteti etnik i maqedonëve që do të thotë që ka devijuar procesin e mirëkuptimit dhe aspektin ndëretnik të shqiptarëve, maqedonëve dhe tjerëve. Por ky gabim është bërë edhe vitet e 90 me kushtetutën e re dhe me krijimin e shtetit të ri të Maqedonisë. Që do të thotë se këto dy vijime e 44 dhe fillimin e proceseve demokratike të viteve të 90 kanë devijuar procesin e mirëkuptimit dhe qetësisë e prosporitetit të Maqedonisë. Jo rastësishtë rezultoi edhe lufta e 2001 ku si rezultat i kësaj lufte u soll dhe hyri në Kushtetutë edhe marëveshja e Ohrit”, shtoi Hasani.

Sipas Hasanit e vetmja zgjidhje do të jetë një marrëveshje historike mes shqiptarëve dhe maqedonve bazuar në manifestimin e Krushevës ku pushteti është ndarë me numër të barabartë kuvendarësh./Telegrafi/