LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët vizitojnë kufirin me Malin e Zi, nesër prezantojnë faktet finale

Ekspertët vizitojnë kufirin me Malin e Zi, nesër prezantojnë faktet finale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, përgatitjet e fundit për tryezën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës ku do të diskutohet për demarkacionin me Malin e Zi, i kreu në kufirin me Malin e Zi.

Bulliqi i cili po e kundërshton marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, duke thënë se Kosova po i humbë mbi 8000 hektarë kohë nga përcaktimi i ri i vijës kufitare, ka publikuar fotografi në profilin e tij në facebook, në Bogë të Rugovës.

Në imazhet e publikuara në rrjetin social, Bulliqi shihet i shoqëruar nga kolegu i tij Florim Isufi, ish kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani dhe Përparim Ahmeti, gjeodet.


I kontaktuar nga Klan Kosova, ai ka thënë se atje ka shkuar që t’i kryejë përgatitjet e fundit për tu ballafaquar në tryezën e së mërkurës.

“Kemi shkuar në kufi, nuk na ka penguar askush në punën që po e bënim dhe kemi bërë përgatitjet përfundimtare për tryezën e nesërme. Jemi gati t’i shpalosim argumentet tona dhe ta mbrojmë kauzën tonë”.