Debati shkencor për demarkacionin që do të mbahet nesër në ambientet e Kuvendit të Kosovës do të zgjasë më shumë se sa është planifikuar.
Megjithëse palëve kryesore në këtë rast Komisionit Qeveritar dhe kërkuesit të debatit i është dhënë nga një orë kohë për argumentet e tyre, do të ketë edhe mysafirë e ekspertë tjerë që do të flasin po ashtu për këtë çështje.
RTV Dukagjini merr vesh që në tavolinë të ulur nesër do të jenë më shumë se 110 persona dhe nëse gjithë nga ta flasin të paktën nga 5 minuta, bënë që ky diskutim që fillon në orën 10:00 të zgjasë tërë ditën.
Sipas këtyre burimeve, fjalën hyrëse do ta bëjë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndërsa menjëherë pas tij për demarkacionin do të flasë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.
Pas tyre do të flasin përfaqësuesit e komisionit dhe ata që kërkuan debatin, e të cilët do të japin argumentet e tyre.
Burime e RTV Dukagjinit më tej kanë shpjeguar se kryeministri Isa Mustafa nuk do të jetë fare pjesë e takimit, megjithëse ai kohëve të fundit ishte mjaft aktiv në Facebook. Përveç tij, në debat nuk do të ketë as përfaqësues nga Zyra e presidentit, por as nga Ministria e Punëve të Jashtme që ka qenë sponsorizuese e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, dokument ky që është dërguar në Qeveri e që pret miratimin e ekzekutivit për tu dërguar më pas në Kuvend.
Të njëjta burime kanë shpjeguar se kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje që të ketë më shumë ekspert të saj në debat, fillimisht ishte refuzuar por më pas kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e kishte aprovuar atë dhe nesër do të jetë në tryezë gjithë emrat e propozuar nga ky subjekt politik.
Debati për demarkacionin ishte iniciuar nga deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi.
Ky i fundit kishte mbledh nënshkrimet e më shumë se 20 deputetëve, ndërsa më pas Kryesia kishte caktuar datën 3 gusht si kohë për mbajtjen e debatit.
Pavarësisht kësaj, kryeministri Isa Mustafa insiston që këtë çështje ta dërgoi në Kuvend, dhe gjasat janë të mëdha që demarkacioni të hyj për votim para datës 17 gusht, atëherë kur në Kosovë pritet të qëndroj zëvendëspresidenti amerikan, Joe Bajden. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj