Ministrja për Dialog, Edita Tahiri në raundin e ri të bisedimeve në Bruksel pritet t’i vë në pah shqetësimet e palës kosovare në lidhje me veprimet destruktive të Serbisë dhe pretendimet për ndërtime ilegale.
Por, njohësit e kësaj fushe vlerësuan për Telegrafin se pavarësisht kësaj, dialogu duhet të ndryshojë rrënjësisht pasi ka hyrë në një qorrsokak.
Analisti Nexhmendin Spahiu tha për Telegrafin se lidershipi politik i Kosovës ka treguar paaftësi dhe se Beogradi po arrin sukses t’i tregoj Brukselit se nuk ka palë serioze për të dialoguar.
“Janë dy arsye pse ky dialog është futur në rrugë qorre: një për shkak të paaftësisë së lidershipit politik të Kosovës, ku negociatat në Bruksel me Beogradin janë vetëm një segment dhe dy për shkak se Beogradi po arrin me sukses t’i tregoj Brukselit e Washingtonit se nuk ka palë serioze për bisedime, duke e fshehur kështu qëllimin e vërtetë të vet që të mos bëhet progres në dialog”, tha Spahiu.
“Prishtina duke përfituar nga përkrahja e Washingtonit e Brukselit synon të marr njohjen e pavarësisë nga Beogradi, ndërsa Beogradi i vetëdijshëm se do të jetë i detyruar ta bëjë këtë, tenton që përmes dialogut në Bruksel t’ia gërryej pavarësinë Kosovës në mënyrë që kur ta njohë pavarësinë e saj, kjo të jetë vetëm formale, por që në thelb Kosova të jetë e varur nga Serbia”, tha ndër të tjera, Spahiu.
Edhe njohësi tjetër i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj tha se nuk mund të vazhdohet tutje në këtë formë, të nënshkruhen marrëveshje që nuk përmbushen.
“Kosova duhet të kërkojë një format të ri të bisedimeve dhe nuk duhet të pranojë të shkohet tutje, pa u zbatuar në përpikëri marrëveshjet e arritura. Zhbllokimi i urës mbi lumin Ibër, që nuk po ndodh ende, është treguesi më i mire i qasjes destruktive të Beogradit, karshi Kosovës. Të mos flasim për shuarjen e strukturave paralele, që minojnë shtetin e Kosovës”, tha ai.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme pritet të ketë një rund të veçantë të bisedimeve për zbatimin e Marrëveshjes për çështjet e Telekomunikacionit, përkatësisht kodit telefonik ndërkombëtar për Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë