Demarkacioni i tillë siç është nuk duhet të kalojë. Këto janë rezultatet e një ankete e cila për dy javë ka qëndruar në Agjencinë e Lajmeve KosovaPress.
Sipas rezultateve të kësaj ankete, 61 për qind e votuesve i kanë thënë “Jo” këtij ratifikimi; 32 për qind janë përgjigjur me “Po”, dhe me opsionin e tretë “Nuk e di”, janë pozicionuar 7 për qind.
Pasditen e datës 26 gusht 2015, në Vjenë të Austrisë, u nënshkrua marrëveshja e shumë përfolur për demarkacionin Kosovë – Mali i Zi.
Me atë ditë, Republika e Kosovës mëtohej të kishte përmbyllur procesin e demarkacionit me shtetin malazez, pasi që nënshkroi në Vjenë Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror.
Por një gjë e tillë solli një mori problemesh e bllokadash për politikën dhe institucionet në vend.
Opozita e bashkuar, kundërshtoi fuqishëm nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke shprehur pakënaqësinë dyshimin për faljen e territorit të Kosovës.
Ndërkohë që edhe banorët e pjesës së goditur të Komunës së Pejës thanë se me këtë marrëveshje Kosova ka humbur mijëra hektarë tokë në kufirin me Malin e Zi. Edhe ekspertët në bazë ta hartave deklarojnë se Kosova me këtë demarkacion humb rreth 9000 hektarë.
Megjithatë, edhe përkundër kundërshtive, marrëveshja u nënshkrua.
Për palën kosovare nënshkrimin e dha zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.
Dëshmitarë të nënshkrimit ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, FillipVujanoviq, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, pas nënshkrimit të marrëveshjes pati thënë se marrëveshja është në “përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
Ndërkohë në një draft-raport të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror Kosovë-Mal i Zi, të cilin e kishte siguruar KosovaPress, për demarkacionin me Malin e Zi, thuhej se: “Kufiri ndërmjet Republikës së Kosovës me Malin e Zi fillon prej tre-kufirit Kosovë, Shqipëri dhe Mal i Zi, me lartësi mbidetare 2366 metra dhe vazhdon deri te tre-kufiri tjetër Kosovë, Mal i Zi dhe Serbi, në lartësi mbidetare 2155 metra”.
“Kufijtë e Kosovës janë të përcaktuar me Kushtetutën e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) të vitit 1974, sipas së cilës, kufijtë administrativë brenda RSFJ janë shndërruar në kufijtë ndërkombëtarë dhe kjo është duke u zbatuar në këtë proces”, thuhej në këtë raport.
Ndërsa Qeveria e Kosovës nuk pati provuar të diskutojë më gjatë në Kuvend për këtë çështje, por pati miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Pas aktit të nënshkrimit, opozita parlamentare në Kosovë kundërshtoi fuqishëm ratifikimin e demarkacionit, duke organizuar protesta të mëdha në Prishtinë, siç ishin ato të nëntorit, dhjetorit e janarit, për të vazhduar edhe me grevën në qendër të kryeqytetit.
Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAAK dhe Nisma, organizuan edhe nënshkrimin e një peticioni dhe e dërguan te Presidentja, me mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve lidhur me kundërshtimin ndaj asociacionit dhe demarkacionit.
As seancat e Kuvendit nuk kaluan qetë, shumë prej tyre u përcollën me gaz lotsjellës dhe arrestime të deputetëve të opozitës nga ana e policisë dhe sigurimit të Kuvendit.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga përveç iniciativës së dështuar për të mbledhur liderët e të gjitha partive në një tryezë të përbashkët diskutimi, mblodhi një ekip prej tre ekspertësh ndërkombëtarë duke krijuar një komisioni “ad-hoc” për rishikimin e përcaktimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi. As vlerësimi I ekspertëve, nuk ndryshoi qëndrimin e opozitës.
Rezultatet e bisedimeve dhe tentim zbutjes së opozitës, nuk dhanë ndonjë zgjidhje të ngërçit politikë.
Në forma të ndryshme u shtynë debatet dhe në Kuvend nuk pati mundësi as të votohej tutje çështja përfundimtare e vijës kufitare me Malin e Zi.
Së fundmi, edhe liberalizimi i vizave për kosovarët është lidhur ngushtë me çështjen e ratifikimit të kësaj marrëveshje në Kuvend, për çka ende opozita nuk po pajtohet. Një gjë e tillë nuk i është kërkuar asnjë vendi ballkanik.
Kroacia nuk e ka zgjidhur demarkacionin me Serbinë dhe është në kontest ndërkombëtar me Slloveninë, por kjo nuk e ka penguar BE-në ta pranoj si anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar kërkesën e deputetit Shpejtim Bulliqi, e cila ka marrë nënshkrimin e 24 deputetëve të tjerë, që në Kuvend të zhvillohet një debat rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi. Për këtë propozim, u mblodh Kryesia e Kuvendit dhe u vendos që debati të zhvillohet më 3 gusht.
Dakordimin për këtë debat e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Kryekuvendari tha se tryeza e rrumbullakët, në të cilën do të marrin pjesë deputetët që e kanë nënshkruar, por edhe të tjerë, do të zhvillohet në sallën alternative të Kuvendit.
Debati do të mbahet nesër, më 3 gusht në ora 10:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë