LAJMI I FUNDIT:

KSHZ: Deri sot janë paraqitur 257 qytetarë

KSHZ: Deri sot janë paraqitur 257 qytetarë

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informojnë se sot deri në orën 13:00, përmes njërës prej mënyrave për paraqitjen e qytetarëve, te shënimet e të cilëve në Listën zgjedhore pas verifikimeve të kryera të kryqëzuara dhe në terren, janë kontestuese, respektivisht për të cilat ka mospërputhje të të dhënave për qytetarët, lëndë e verifikimeve në Listën zgjedhore, janë paraqitur gjithsej 257 qytetarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prej tyre, 31 persona janë paraqitur në sektorët dhe zyrat rajonale, ose në zyrat shtesë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërsa 226 qytetarë paraqitjen e kanë realizuar përmes ueb aplikacionit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Nga gjithsej 257 qytetarë të paraqitur, më së shumti, respektivisht 46 janë paraqitur në Çair, 36 në Aerodrom, 25 në Qendër, në Karposh 20, në Kërçovë 14, në Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Kumanovë nga 11 persona, në Gostivar 12 persona, etj. /Telegrafi/