Gjykata e Apelit e Kosovës, respektivisht kolegji i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it, Radostin Petrov i ka shpallur të pafajshëm tre ish-zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për sa kohë që e ka shpallur fajtor vetëm njërin nga grupi prej ketër vetash, të cilët dyshoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti në vitin 2006.
Të pafajshëm janë shpallur Adem Zogiani, i cili para dhjetë vitesh mbante pozitën e Ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Përhershëm në MTI, Sadri Hykosmani, ish- certifikues i pagesave si dhe Safet Fazliu, ish- shef i Divizionit për Mbështetje të Ndërmarrjeve dhe Zhvillim Regjional në MTI.
Fajtor është gjetur vetëm Nexhat Krasniqi i cili në kohën kur pretendohet të jetë kryer vepra penale ka qenë Drejtor i Prokurimit në MTI. Gazeta Tribuna merr vesh se Krasniqi është dënuar me kusht me një vit e gjashtë muaj burg, por vendimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse brenda periudhës dy vjeçare, i njëjti nuk e përsërit veprën.
Katër ish- zyrtarët e lartë të MTI-së dyshoheshin për përvetësim material dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e aprovimit të një pagese të realizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë më 25.07.2006 në llogari të Operatorit Ekonomik, respektivisht kompanisë “ELTONI” e cila ka qenë e kontraktuar nga ministria për ta ndërtuar “Parkun Industrial” në Drenas në vlerë prej 135,278.20 Euro.
Këtë pagesë Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte konsideruar të jashtëligjshme, me pretendimin se në të do duhej të zbritej një avans i paguar më herët për të njëjtin qëllim, në vlerën prej 50,000.00 Euro. Pra, konsiderohej se kjo pagesë ishte tejkaluar jashtëligjshëm për 50,000.00 Euro. Me këtë rast, Gjykata Themelore kishte dënuar Nexhat Krasniqin me 12 muaj burg, Adem Zogianin me 10 muaj, Sadri Hyskomanin me tetë muaj dhe Safet Fazliun me shtatë muaj burgim.
Mirëpo, të dënuarit përmes avokatëve por edhe me ankesa të veçanta, i ishin drejtuar Gjykatës së Apelit për ta rishikuar aktgjykimin, për ta anuluar atë dhe për t’u liruar nga akuza.
Pas shqyrtimit të këtyre ankesave dhe hulumtimit të dokumentacionit, Gjykata Apelit nuk kishte gjetur elemente të kryerjes së veprës penale nga Fazliu, Zogiani dhe Hyskomani. Bile në rastin e Fazliut, Gjykata e Apelit ka nxjerr konstatimin se Gjykata Themelore ka shkelur rënd dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, pasi ky ish-zyrtar nuk ka kryer kurrfarë vepër penale e as nuk bart në vete kurrfarë përgjegjësie penale.
Ky vendim i Apelit është në përputhje me qëndrimin që kishte shprehur Fazliu në ankesën që e kishte drejtuar në këtë Gjykatë. “Konsideroj se ky aktgjykim (Gjykatës Themelore v.j) përpos që është i paligjshëm, i pa drejtë, dhe i pabazuar në asnjë provë të vetme, duke i shpërfillë dhe injoruar të gjitha provat shfajësuese dhe duke sajuar skenar inkriminues pa asnjë bazë faktike e ligjore, i cenon të gjitha të drejtat e mia ligjore dhe kushtetuese për barabarësi para ligjit dhe njëherit padrejtësisht dhe kundërligjshëm më shkakton dëm moral dhe material, jo vetëm mua por edhe familjes sime”, kishte shkruar Fazliu, në ankesën të cilën e disponon edhe Gazeta Tribuna.
Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, i ka liruar tre të pafajshmit edhe nga pagesa e shpenzimeve të procedurës të përcaktuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës të datës 21 shtator 2015./Gazeta Tribuna/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre vjet nga aksidenti në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të RMV-së
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë