LAJMI I FUNDIT:

Shtatë transferimet që i ikën nga duart Real Madridit (Foto)

Shtatë transferimet që i ikën nga duart Real Madridit (Foto)

Florentino Perez pëlqen të jetë mbreti i verës. Thyerja e tregut me operacionet e mëdha e kanë vënë atë në faqet e para të shtypit botëror.

Por, në vitet e fundit, presidenti i Real Madridit i ka mbledhur dështimet në afatin kalimtar.

Transferimi i fundit i dështuar në radhë ishte André Gomes, i cili përfundoi te Barcelona.


Pesë lojtarët që duhet ta bindin Zidanen (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pesë lojtarët që duhet ta bindin Zidanen (Foto/Video)

Por, para portugezit, kanë qenë të tjerë, të shumëkërkuar nga Perez, por “mollë e ndaluar” për të: Neymar, De Gea, Lewandowski etj.

Një për një, ja shtatë dështimet e Real Madridit në 7 vitet e fundit në afatin kalimtar, sipas “AS”.

Andre Gomes

Nënshkrimi i fundit i pamundur. Florentino Perez e pëlqente shumë mesfushorin ofensiv portugez, kërkoi këshilla nga Jorge Mendes dhe lunged, duke iu mbushur mendja për ta marrë 22-vjeçarin nga Valencia. Por, pas kërkesave të Zidane (për momentin), Real Madridi duket se do të intensifikojë përpjekjet për të afruar Paul Pogba. Në fakt ka pasur marrëveshje me lojtarin portugez, por “Los Blancos” ngecën përballë kërkesave të klubit nga “Mestalla”. Në fillim, Valencia kërkoi 65 milionë euro, por Florentino nuk ka dashur ta derdhë atë shumë. Pastaj Valencia kërkoi më pak para, por kërkonte të fuste lojtarë të tjerë në operacion; specifikisht Nacho, Kovacic, Asensio apo Jesse. Presidenti Perez e ka konsideruar këtë propozim absurd dhe vendosi të tërhiqet nga një garë, që përfundoi e fituar nga Barcelona. Kjo e fundit ka nënshkruar me Andre Gomes për 35 milionë euro, plus 20 të tjera sipas variablave të ndryshëm.

Andre+Gomes

David De Gea

Justifikimet për mosnënshkrimin me portierin e Manchester United nga madrilenët duken si një farsë. Kontaktet me De Gean kanë filluar në fillim të vitit 2015. Pasi Casillas ishte jashtë planeve të Realit të Madridit, çdo gjë ishte në rrugën e duhur për ardhjen e De Geas në “Bernabeu”. Manchester United dhe Van Gaal nuk donin ta shisnin. Ata nuk hapnin rrugë. Këmbëngulja e Perezit vazhdoi, por marrëveshja u arrit ditën e mbylljes së afatit kalimtar, më 31 gusht. Keylor hipi në avion për në qytetin anglez, që De Gea të merrte drejtimin e kundërt, por operacioni dështoi në frymën e fundit. Dokumentacioni i transferimit të De Geas në Madrid mbërriti më vonë se sa La Liga e mbylli zyrtarisht merkaton. U tha se Real Madridi e bleu për 30 milionë euro De Gean dhe shiti Keylor për 10 milionë. Kjo ishte një farsë, që i dha fund një lufte komunikatash mes dy klubeve të nesërmen, me Florentino Perez duke akuzuar Manchester United. Dhe De Gea rinovoi deri në vitin 2019 në “Old Trafford”.

de gea 7867

Neymar

Në verën e vitit 2011, braziliani ka pasur një kontratë të përgatitur me Real Madridin. Neymar ishte përulur para ofertës së Florentino Perezit. Në maj të vitit 2013, kur Santos ra dakord për të negociuar largimin e tij, Barcelona dhe Real Madridi luftuan për nënshkrimin e tij. Klubi brazilian nuk doli kundër vendimit të lojtarit dhe Neymar, në fund zgjodhi klubin katalanas. Interesant është fakti se Real Madridi e kishte brazilianin në radhët e veta, në vitin 2006. Klubi mbretëror madrilene e ka regjistruar Neymar në Federatën Spanjolle të Futbollit më 30 mars 2006. Braziliani ishte në trajnim dy javë në “Valdebebas” dhe i kënaqi të gjithë me aftësitë teknike. Djaloshi ishte në Madrid në pranverën e vitit 2006 me babain e tij dhe agjentin, Wagner Ribeiro. Por Real Madridi nuk pranoi asokohe të paguante 60 000 euro, sa kërkoi agjenti i sulmuesit brazilian.

Neymar

Luis Suarez

Një tjetër lojtar i shumëkërkuar nga “madridista”, por që përfundoi te Barcelona. Para Kupës së Botës së Brazilit (2014), Real Madridi e ka vlerësuar mundësinë e nënshkrimit me Luis Suarez, kur ky i fundit po ndahej me Liverpool. Perez u takua me agjentin e sulmuesit uruguajan, Pere Guardiola (vëllai i Pep). Jose Angel Sanchez, drejtor i përgjithshëm i Real Madridit, ishte shumë vonë në përpjekjet për të nënshkruar, sepse Florentino Perez mendoi se mjaftonte Benzema në atë rol. Një dështim tjetër, për të marrë një lojtar, i cili kishte shënuar 59 gola në 53 ndeshje, sezonin përkatës në Premier Ligë.

suarez

Lewandowski

Ishte viti 2013, kur Florentino Perez pësoi dështimin e parë me Lewandowski. Polaku e përuli presidentin madrilène me katër golat e tij kundër Realit të Madridit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions-it, kur ai vishte fanellën e Borussia Dortmund. Në përfundim të ndeshjes së dytë, Florentino foli për përpjekjet e tij, që ta bindte sulmuesin polak të nisej për në Madrid. Por lojtari pohoi fjalën e dhënë karshi Bayern Munich. Në vitin e kaluar, Real Madrid e tentoi përsëri marrjen në “Bernabeu” të Leëandoëskit, ashtu si dhjetorin e kaluar. Por dëshira e bashkimit të polakut me Florentino Perez u godit nga Bayern Munich, që mbylli çdo mundësi për negociata.

bayerni-vazhdon-me-fitore-fal-euml-golave-nga-lewandowski-video_hd.jpg

Kun Aguero

Një tjetër ëndërr e papërmbushur e Florentino Perezit, e tentuar në verën e vitit 2011. Presidenti i Realit të Madridit ishte i dashuruar me sulmuesin argjentinas të Atletico Madridit në atë kohë, pastaj arriti një marrëveshje paraprake me lojtarin. Në fakt, Kun bleu një shtëpi në fermë, që ende qëndron. Por marrëveshja paraprake me lojtarin nuk kishte të holla për klubin, çka provokoi një luftë me Atletico Madrid. Sheikët e Manchester City ndërhynë më shpejt dhe e bënë të tyrin Agueron. Një skenar i tillë tentoi Florentino Perez në në muajt e fundit për të nënshkruar me Griezmann, por u tërhoq nga frika e një përplasjeje me Atletico.

Sergio+Aguero+Manchester+City+v+Aston+Villa+s5t5Abox4l6x

Franck Ribery

Pas mbërritjes në karrigen presidenciale, Florentino Perez, në fazën e tij të dytë në këtë post, bëri goditjen e madhe, treshe. Ai nënshkroi me Kaka, Cristiano Ronaldo dhe Benzema, por kishte si objektiv edhe francezin Ribery. Bayern Munich, siç ndodhi në rastin e Lewandowski dhe Alaba, refuzoi kategorikisht të hyjë në bisedime të tilla. Vetë lojtari francez kërcënoi Rummenigge dhe Hoeness se do të shkonte në gjykatë për ta lënë Bayern Munich, por përfundimisht gjermanët ishin liderë të fortë. Hoeness, atëherë president i klubit bavarez, dërgoi një paralajmërim serioz në Madrid: “Ribery qëndron dhe askush në botë nuk mund të na bëjë presion.” Mourinho zbarkoi në Madrid, në vitin 2010, dhe francezi ishte, gjithashtu, një prej kërkesave të tij. Klubi i bardhë tentoi sërish për Ribery, por situata nuk kishte ndryshuar te bavarezët.

chelsea-befason-k-euml-rkon-riberyn_hd.jpg

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Kosovë
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Kalo në kategori