LAJMI I FUNDIT:

Kapen 4 trafikues të drogës ”të linjës” Maqedoni-Shqipëri

Kapen 4 trafikues të drogës ”të linjës” Maqedoni-Shqipëri

Policia e Elbasanit ka kapur grupin prej 4 personave për trafikim të drogës nga Shqipëria në Maqedoni.

Gjatë operacionit “Domosdova”, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, sekuestruan 6 kg kanabis dhe vunë në pranga 4 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuar janë:
M.S, 37 vjeç, banues në fshatin Studeniçan-Maqedoni.
V.B, 56 vjeç, banues në fshatin Rrajcë-Shqipëri
V.R, 30 vjeçe, banuese në Korçë-Shqipëri
A.T, 30 vjeç, banues në Shkup-Maqedoni


Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi I.A, 54 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, në banesën e të cilit u gjet edhe lënda narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga I.A, u gjet edhe një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, kalibër 7.65mm.

Lënda narkotike dyshohet se do të trafikohej për në shtetin e Maqedonisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./Telegrafi/