Turistët e Maqedonisë mund të fitojnë ndihmë mjekësore pa pagesë në 17 shtete
Nuk është i vogël numri i atyre qytetarëve në Republikën e Maqedonisë të cilët nuk janë të informuar që për kohën e pushimit veror mund të fitoni të drejtën për mbrojtje shëndetësore urgjente jashtë nga territori i Maqedonisë. Ashtu është rasti edhe me një shkupjane e cila në kohën e vizitës në Kroaci theu gishtin e njërës dorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Rashë dhe e theva gishtin. Shkova në një spital në Rjekë . Atje më ofruan ndihmë mjekësore. Ma incizuan gishtin, më vendosën gazë, injeksione dhe e gjithë kjo më kushtoi rreth 80 euro. Kur erdha në Maqedoni nga disa shokë kuptova që në Maqedonia ka të lidhur marrëveshje me Kroacinë për mbrojtje urgjente dhe të nevojshme shëndetësore dhe që paratë që i dhashë në spital në Rjekë do të duhej të m’i kthenin. Shkova në fondin për sigurim shëndetësor dhe nga atje më kthyen rreth 80 për qind nga shuma. Besoj që nuk jam e vetmja e cila nuk kam qenë e informuar për një mundësi të tillë, për këtë arsye është mirë të aktualizohet kjo temë për qytetarët që të dinë se në qoftë se iu ndodh ndonjë fatkeqësi në pushim, mund ta realizojnë të drejtën e tyre për ndihmë mjekësore edhe jashtë shtetit. Është mirë të informohen para se të shkojnë në pushim, si dhe ku mund ta realizojnë të drejtën për ndihmë mjekësore pa pagesë, që në qoftë se rastësisht u ndodh ndonjë fatkeqësi ta tejkalojnë harxhimin shtes”ë, thotë bashkëbiseduesja jonë.
Në maj dhe qershor janë 188 vërtetime për shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore
Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor thonë që çdo vit në vazhdimësi kohë pas kohë i informojnë qytetarët e Maqedonisë për mundësinë të realizojnë të drejtën e tyre për mbrojtje urgjente për kohën e qëndrimit apo pushimit vjetor jashtë Republikës së Maqedonisë. Nga atje potencojnë që të siguruarit në fond tregojnë një interes të madh për fitimin e modelit për qëndrim të përkohshëm/ turistik.
“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë treguan një interes të madh për fitimin e një modeli dygjuhësor për qëndrim të përkohshëm, pushim turistik dhe përgjatë muajit maj dhe qershor janë nxjerrë 188 vërtetime për shfrytëzimin e shërbimeve urgjente shëndetësore mbi këtë bazë”, thonë nga Fondi shëndetësor.
Shërbimet rajonale të Fondit përgjatë vitit të kaluar kanë nxjerrë 1750 vërtetime për shfrytëzimin e shërbimeve urgjente shëndetësore jashtë shtetit, nga të cilat rreth 300 prej tyre kanë të bëjnë me shfrytëzimin e pushimit vjetor/pushimit turistik.
“Për sigurimin e njerëzve në Fond kur përkohësisht qëndrojnë në vendet me të cilat kemi marrëveshje për sigurim social, janë mbuluar vetëm intervenime urgjente dhe të rëndësishme për largimin e rrezikut për jetë, përderisa mundësohet kthimi në vendin amë të njerëzve të siguruar nga Fondi, Vërtetimet për qëndrim të përkohshëm (udhëtim turistik/pushim) jepen në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, sqarojnë nga Fondi Shëndetësor.
Mbrojtje shëndetësore vetëm për raste urgjente
Fondi për sigurim shëndetësor në Maqedoni i informoi të gjithë njerëzit e siguruar që në kohën e pushimit vjetor mund ta realizojnë të drejtën e tyre të mbrojtjes urgjente shëndetësore me model dy gjuhësor jashtë nga territori i Republikës së Maqedonisë, dhe kjo në 17 shtetet vijuese: Gjermani, Austri, Turqi, Kroaci, Slloveni, Serbi, Mal i Zi, Bullgari, Bosnjë dhe Hercergovina, Ҫeki, Holandë, Luksemburg, Belgjikë, Francë, Itali, Sllovaki dhe Shqipëri.
“Me mbrojtje urgjente dhe të nevojshme shëndetësore nënkuptohet shfrytëzimi i shërbimeve shëndetësore ofrimi i të cilit nuk mund të shtyhet deri në kthimin e planifikuar në Republikën e Maqedonisë”, thonë nga Fondi Shëndetësor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë