LAJMI I FUNDIT:

Nesër seanca, pa Demarkacionin

Nesër seanca, pa Demarkacionin

Me gjithë paralajmërimet se gjatë kësaj jave do të mbahet një seancë ku do të bëhej ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, siç duket kjo vështirë të ndodhë.

Kjo pasi që, siç është paralajmëruar në një njoftim të Kuvendit, seanca e paralajmëruar për ditën e nesërme, do të mbahet, por në të do të shqyrtohen tri pika tjera të rendit të ditës.

Tri pikat që priten të shqyrtohen janë: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2016; shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal; shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2015.