LAJMI I FUNDIT:

Kosova po zien për demarkacionin, Murat Meha si kauboj flladitet në plazh (Foto)

Kosova po zien për demarkacionin, Murat Meha si kauboj flladitet në plazh (Foto)

Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha po vazhdon të kritikohet për mos transparencë lidhur me demarkacionin, çështje kjo e cila për muaj të tërë ka nxitur reagime dhe protesta.

Murat Meha nuk përgjigjet në thirrjet e gazetarëve, as në debate televizive nuk shkon. Së fundimi ai refuzoi të marrë pjesë edhe në një debat me rugovasit lidhur me problemin e demarkacionit.

Duket se ajo çfarë po ndodh në Prishtinë dhe gjithandej Kosovës nuk po i bën fare përshtypje Mehës.


Lajmi.net ka siguruar fotografi të Mehës në bregdetin shqiptar, respektivisht në Gjirin e Lalzit. Me kapelë të kaubojve dhe i zhveshur lart, Meha po shijon atmosferën verore pa e kthyer kokën mbrapa se çfarë po zien në vendlindje.

meha-deti2

Meqë Meha nuk duket fort i interesuar për zhvillimet e fundit, të rikujtojmë se mbledhja e nesërme e Qeverisë së Kosovës ku në rend dite ishte demarkacioni është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Ishte pritur që nesër qeveria të procedojë në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit e cila është nënshkruar në bazë të raportit të komisionit ndërshtetëror në krye me Mehën.