LAJMI I FUNDIT:

Trajanov kërkon seancë të jashtëzakonshme parlamentare për euroobligacionin

Trajanov kërkon seancë të jashtëzakonshme parlamentare për euroobligacionin

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë u bën thirrje qytetarëve, shoqatave qytetare, ekspertëve, mediave dhe partive politike, që përmes mjeteve demokratike të bllokohet realizimi i euroobligacionit prej 650 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti u bën thirrje blerësve potencial të euroobligacionit, institucioneve ndërkombëtare financiare, që të mos rrezikojnë me blerjen e këtij euroobligacioni.

Trajanov nga kjo parti u bëri thirrje deputetëve të opozitës, që të kërkohet mbajtja e një seance të jashtëzakonshme në kuvend, ku do të diskutohet për euroobligacionin dhe për borxhin e përgjithshëm të vendit. Për këtë veprim duhet të paraqiten më së paku 20 deputetë./Telegrafi/