LAJMI I FUNDIT:

Takim për të drejtat e romëve

Takim për të drejtat e romëve

Problemet rrjedhëse nga fusha shëndetësore dhe sociale dhe evauluimi i përparimit në aktivitetet e ndërmarra të institucioneve pas rasteve ku janë prekur romët, janë tema për të cilat sot do të diskutohet në takimin e tretë të ‘Parlamenti qytetar rom’, që do të mbahet në Prilep, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Parlamenti qytetar rom’ paraqet grup të organizuar të 40 liderëve joformal nga komuniteti rom, të cilët mbajnë brenga për të drejtat kolektive të romëve.

Sipas programit, në takim është parashikuar të mbajë fjalim ministri pa resor Nexhdet Mustafa. /Telegrafi/