Dje në Shkup u mbajt manifestimi i 20 vjetorit të Fondacionit “Dituria” dhe hapja e Konferencës së dytë ndërkombëtare me temë “Trendet Bashkëkohore në Sistemin Filozofik” në kuadër të përvjetorit të këtij fondacioni, raporton Anadolu Agency (AA).
Në manifestimin e mbajtur në një hotel të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup morën pjesë zv/kryeministri i Maqedonisë, Festim Halili, Ministri i Drejtësisë të Maqedonisë Valdet Xhaferi, Ministri pa Resor Furkan Çako, kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, akademikë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe shumë të ftuar të tjerë.
Musa Musai, drejtori i Fondacionit për shkencë dhe kulturë “Dituria” në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së theksoi se e shënojnë manifestimin e 20 vjetorit të veprimtarisë së fondacionit.
Më tej Musai duke treguar se kanë dëshiruar që 20 vjetori i themelimit të fondacionit të fitoj peshë tha se kanë organizuar një konferencë ndërkombëtare.
“Kjo është konferencë kombëtare e dyta me radhë në të cilë marrin pjesë profesorë eminentë të fushës së filozofisë, mendimit. Është një segment i rëndësishëm i veprimtarisë së fondacionit. Edhe aspekti shkencor kulturor në kuadër të së cilës kemi fushën e botimeve kemi edhe aktivitetet tjera përkrahëse me punën studentore, me trajnime të ndryshme. Dituria përmes kësaj dëshmon që akoma është e vendosur në përkrahjen e dijes”, u shpreh Musai.
Nga ana tjetër profesori i Universitetit Istanbul Fatih Sultan Mehmet, Prof. Dr. Alparslan Acikgenc, kujtoi se edhe para 5 viteve kishte marrë pjesë në pjesën e parë të kësaj konference.
Ai duke treguar se konferenca do të jetë në lidhje me filozofinë e shkencës, tha se “Në këtë konferencë do të bisedojmë se si mund të mbështesim vendosjen e të kuptuarit shkencor në shtet të cilat janë duke marrë hapa në aspektin e zhvillimit shkencor. Në këtë kuadër debatojmë problemet të ndryshme”.
Në konferencën dy ditore me temë “Trendet Bashkëkohore në Sistemin Filozofik” do të ligjërojnë akademikë nga Turqia, SHBA, Kanada, Austria, Indonezija, Malajzia si dhe nga vendet e rajonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj