LAJMI I FUNDIT:

Debati nuk ndalet për demarkacionin (Video)

Debati nuk ndalet për demarkacionin (Video)

AAK-ja nuk e kishte votuar për Ligjin për Shpalljen e Bjeshkëve të Nemuna si zonë e mbrojtur. Kryeministri Isa Mustafa mori përgjigjen e fundit nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, pas polemikave që nisën me letrën e hapur drejtuar presidentit dhe kryeministrit, raporton KTV.

Haradinaj ka shkruar se kryeministri Mustafa ka shtrembëruar faktet dhe ka mashtruar, duke i kërkuar atij që të argumentojë dhe arsyetoj se pse Kosova duhet të humbasë territor.

“Ky është transkripti i votimit për atë ligj, dhe është mirë që Mustafa ta lexojë dhe jo ta marrë edhe ligjin, edhe të drejtën në dorën e tij, për të sajuar e për të ofenduar, e këtë të ma përshkruajë mua. Kur faktet shtrembërohen z.Kryeministër, kësaj i thonë mashtrim”, ka shkruar deputeti Haradinaj.


Gjithashtu, edhe pyetjes tjetër, se pse Plani Zhvillimor i Komunës së Pejës, që drejtohej nga AAK-ja, kishte po këta kufij, iu është përgjigjur me një dokument tjetër.

Për demarkacionin në “Interaktiv” të KTV-së ka folur profesori Florim Isufi, sipas të cilit, Mali i Zi, nuk i kishte në territor të vetin hektarët e kontestuar as me Kushtetutën e vitit 1946.

Disa deputetë kanë kërkuar debat shkencor në Parlamentin e Kosovës për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, por kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po deklaron se nuk nevojitet shkenca për një çështje që është thjeshtë kauzë politike.

“Shkenca nuk jep përgjigje në kauza me motive politike. Ato duhet të zhbëhen ashtu si janë ndërtuar, më tha ai. Nga ekzaminimi rezultoi se pllakat nuk ishin radioaktive, por një radioaktivitet i llojit të vet iu bë opinionit”, ka shkruar ai në Facebook.

https://vimeo.com/174025054