LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: Shqiptarëve në Maqedoni u ndalohet të flasin shqip edhe mes vete

Lëvizja BESA: Shqiptarëve në Maqedoni u ndalohet të flasin shqip edhe mes vete

Lëvizja BESA, në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, ka reaguar për shpërfilljen e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe diskriminimin gjuhësor dhe se urgjentisht Maqedonisë i duhet Ridefinimi i marrëdhënieve ndëretnike, thuhet nga kjo Lëvizje.

‘Vetëm pak ditë pasi që kishim ngritur alarmin, me një raport që e publikuam, se shqipja në Maqedoni nuk përfillet nga institucionet e shtetit dhe kjo për arsye se ajo nuk është gjuhë zyrtare, për të na bindur në këtë u kujdes dje Komuna e Gazi Babës në Shkup, e cila shqiptarëve të punësuar aty ua ka ndaluar që edhe mes vete të flasin shqip në zyrat e Komunës.

Ndërkaq, këtë mozaik të diskriminimit e ka plotësuar Komisioni për Antidiskriminim dhe i preferuari e i votuari i BDI-së, Toni Naunoski, i cili ka vlerësuar se as kjo nuk është diskriminim.


Ashtu siç kemi vënë re edhe në atë raport, statusi i gjuhës shqipe ka qenë dukshëm më i favorshëm në ish Jugosllavi (me Kushtetutën e vitit 1974), ndërsa krejt kjo që po ndodhë sot në Maqedoni flet se subjekti shqiptar, që i doli zot idealit të luftës dhe implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, le që nuk mundi ta kthejë statusin e shqipes në kushte të Jugosllavisë, e aq më pak atë që ishte synuar me Marrëveshjen e Ohrit, por ky subjekt po e degradon shqipen gati si në kohën e JNA-së së Rankoviqit.

Nisur nga kjo Lëvizja BESA ngre shqetësimin se Maqedonia me këso shembuj po dëshmon edhe një herë se është bërë fole e diskriminimit dhe se në Maqedoni gjithçka është më lehtë të jesh dhe të bëhesh, pos shqiptar. Për këtë arsye BESA rithekson se ata që e kanë vrarë Marrëveshjen e Ohrit, kanë më së paku të drejtë të flasin për “sukseset”e saj.

Me këtë rast BESA e përsërit se Maqedonisë i duhet urgjentisht një RIDEFINIM themelor i marrëdhënieve ndëretnike, sepse – në këtë mënyrë – ajo pandalshëm po udhëton drejt greminës e theqafjes’, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Lëvizjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori