Madje 82,8% e organeve shtetërore punën e tyre e kryejnë në hapësira publike që u janë dhënë në shfrytëzim me vendim të qeverisë, ndërsa 5,7% janë qiraxhinj – tregon raporti i ri revizor “Menaxhimi me hapërisën afariste në pronësi të Republikës së Maqedonisë”. Në raport thuhet se institucionet kompetente nuk disponojnë me dokumentacion të plotë dhe me të dhëna për pronën shtetërore që e shfrytëzojnë organet shtetërore, dhe për këtë arsye vështirësohet qasja/kontrolli, dhe kjo kontribuon për transparencën e zvogëluar në ndjekjen e shfrytëzimit të pronës. Me raportin revizor, përveç qeverisë, janë përfshirë edhe institucione dhe agjenci të tjera që kanë kompetenca ose që disponojnë me pronë shtetërore.
Nuk ka të dhëna të plota dhe të sakta për pronën shtetërore…
Madje 77% e organeve të administratës shtetërore kanë vendosur evidencë të kontabilitetit për pronën që është paraqitur në raportet financiare, ndërsa 23% e organeve shtetërore akoma nuk e kanë vendosur këtë evidencë, tregojnë konstatimet në raportin e ri të revizorit shtetëror kushtuar evidencës dhe mënyrës në të cilën institucionet kujdesen për pronën shtetërore.
“Duke pasur parasysh se pronar i pronës shtetërore që e shfrytëzojnë organet e administratës shtetërore është shteti, rekomandimet ia bëjmë qeverisë, e cila duhet, në koordinim me të gjithë pjesëmarrësit që e shfrytëzojnë pronë shtetërore, të ndërmarrë masa dhe aktivitete me qëllim të implementimit të tyre.”
Një pjesë e vërejtjeve dhe rekomandimeve janë theksuar edhe në adresë të Agjencisë për kadastër, me qëllim që të sigurohen të dhëna më të plota dhe më të sakta për pronën që është në pronësi shtetërore. Sipas revizorit, Agjencia nuk disponon me evidencë të plotë të pronës së patundshme, të cilën e shfrytëzojnë organet shtetërore, dhe për këtë arsye, siç thuhet, “është vështirësuar qasja/kontrolli dhe është zvogëluar transparenca në ndjekjen e shfrytëzimit të pronës që është në pronësi të R.M”. Kështu, në mes tjerash, në raportin revizor thuhet:
“Personi përgjegjës në Agjencinë për kadastër të ndërmarrë masa për krijimin e regjistrit të atyre që janë të obliguar të dorëzojnë të dhëna për pronën shtetërore, ta rishqyrtojë mundësinë për avancim të mënyrës aktuale të udhëheqjes së librit evidentues duke krijuar zgjidhje softuerike dhe duke e intensifikuar bashkëpunimin me institucionet.”
Në këto rekomandime janë përgjigjur nga Agjencia për kadastër, e cila, siç thuhet në raport, mban evidencë të gjërave të patundshme që janë në pronësi shtetërore, e të cilat i shfrytëzojnë organet shtetërore, si dhe “Librin evidentues” për pronën shtetërore.
Në mes tjerash, Agjencia për kadastër i ka shkruar revizorit shtetëror se nuk ka obligim ligjor për krijimin dhe mbajtjen e regjistrit në Аgjencinë për kadastër të patundshmërive, për shkak se, siç kanë informuar nga Agjencia, ajo ka kompetencë vetëm për krijimin dhe mbajtjen e Librit evidentues.
Ndaj kësaj është përgjigjur revizori shtetëror.
“Nga ana e personit udhëheqës të Agjencisë për kadastër të patundshmërive janë pranuar vërejtjet ndaj Propozim-raportit të revizorit të autorizuar shtetëror, ato janë shqyrtuar dhe është konstatuar se vërejtjet paraqesin arsyetim për shkaqet për gjendjet e konstatuara në rekomandimet e dhëna”, shkruan revizori.
Revizori ka konstatuar se ka edhe mungesë të evidencës kontabiliste të gjërave të patundshme, e cila është e rëndësishme për sigurimin e të dhënave të plota dhe të sakta për vlerën e pronës shtetërore.
“Me analizën e bërë të të dhënave, konstatuam se 77% e organeve të administratës shtetërore kanë vendosur evidencë kontabiliste për pronën e paraqitur në raportet financiare, ndërsa 23% e organeve shtetërore akoma nuk kanë vendosur evidencë të tillë”.
Te ata që nuk kanë evidencë kontabiliste, madje 48% nuk posedojnë, gjegjësisht nuk kanë siguruar fletëpronësi për pronën, ndërsa 53% të tjerë, të cilëve me vendim të qeverisë u është ndarë prona, nuk kanë ndërmarrë aktivitete për regjistrimin e pronësisë, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk
“Gjendjet e lartëpërmendura tregojnë se RM-ja nuk disponon me të dhëna të plota për vlerën e pronës shtetërore që u është dhënë në shfrytëzim organeve shtetërore, me çka vështirësohet shqyrtimi i gjendjes reale, gjegjësisht vlerës së pronës në pronësi shtetërore” dhe shton:
“Theksojmë se parakusht i mundshëm për vendosjen e menaxhimit efektiv me pronën shtetërore është miratimi i aktit/strategjisë për menaxhim me pronën që është në pronësi të shtetit, me të cilën për një periudhë disavjeçare do të përcaktohen udhëzimet dhe qëllimet për menaxhim me pronën.” shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk
Si pronë në pronësi shtetërore konsiderohen patundshmëritë, të cilat shteti i posedon në vend, mirëpo edhe jashtë vendit, ndërsa sipas revizorit, “regjistri” i saktë i pronës është i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave nacionale, mirëpo edhe për stabilitetin e gjithë vendit. Me revizionin janë përfshirë qeveria, Agjencia për kadastër, Drejtoria për çështje pronësore-juridike, Avokatura e shtetit dhe një pjesë e organeve të administratës shtetërore, ndërsa është përfshirë periudha prej vitit 2013 deri në vitin 2015, mirëpo edhe gjendjet që kanë ndodhur para dhe pas këtyre viteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë