LAJMI I FUNDIT:

ISIS-i përmbushi premtimet e zeza: Jashtë zonave të luftës në Lindje, gjatë Ramazanit u vranë qindra njerëz të pafajshëm (Foto)

ISIS-i përmbushi premtimet e zeza: Jashtë zonave të luftës në Lindje, gjatë Ramazanit u vranë qindra njerëz të pafajshëm (Foto)

Në fund të muajit maj, vetëm disa ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, anëtarët e ISIS-it u kanë bërë thirrje simpatizantëve të tyre, që gjatë kësaj periudhe “tu sjellin dhimbje të mëdha jobesimtarëve në gjithë botën”, shkruan Daily Mail.

Prej asaj dite e deri më sot, në mbarë botën nga Amerika deri në Lindjen e Mesme, kanë ndodhur sulme të shumta ku kanë mbetur të vrarë qindra njerëz, transmeton Telegrafi.

Muaji i Ramazanit 1


Vrasja e dhjetëra persona në një klub të homoseksualëve në Orlando të Shteteve të Bashkuara, therja e policit dhe bashkëshortes së tij në Francë, si dhe sulmet kamikaze, janë dëshmi se simpatizantët e shumtë të ISIS-it e kishin kuptuar me seriozitet thirrjen për gjakderdhje.

Në ditën e parë të Ramazanit, terroristët e ISIS-it kanë vrarë 65 persona, duke përfshirë shumë nxënës në qytetin irakian Mosul.

Turkey Airport Blasts

Omar Mateen, më 12 qershor kishte kryer një masakër në një klub të homoseksualëve në Orlando, duke lënë të vrarë 49 persona, transmeton Telegrafi.

Disa ditë më vonë, pësoi keq edhe polici francez Jean-Baptiste Salvaing dhe bashkëshortja e tij, të cilët u therën për vdekje me thikë në periferi të Parisit.

Muaji i Ramazanit 3

Ndërkaq javën e kaluar një sulm terrorist i kryer në aeroportin Ataturk të Stambollit, la të vrarë 44 persona dhe mbi 250 tjerë u plagosën rëndë.

Tre ditë më vonë, në anën tjetër të botës në Bangladesh, ka pasur një krizë të pengmarrjes ku humbën jetën 22 persona të pafajshëm. Pas këtyre sulmeve të përgjakshme, përgjegjësinë e ka marrë organizata terroriste ISIS.

Muaji i Ramazanit 4

Por sulmi më i rëndë që kishte ndodhur ishte ai në Irak, ku tash e disa muaj janë duke u zhvilluar beteja të ashpra të cilat ISIS është duke i humbur. Bagdadi është objektiv i përditshëm i sulmeve.

Vetëm gjatë ditëve të fundit tëRamazanit, kanë humbur jetën më shumë se 150 persona dhe ky numër është ende duke u rritur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Kalo në kategori