LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RM-së: Nuk bëhet fjalë për sanksione, por për zvogëlime të mjeteve nga IPA fondet!

Nuk bëhet fjalë për sanksione, por për zvogëlimin e mjeteve të programuara, theksohet në reagimin e djeshëm nga pres shërbimi qeveritar pas vendimit të Komisionit Evropian për zvogëlimin e mjeteve nga IPA fondet për Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me motivet dhe qëllimet e vendimit, theksojnë, më së miri është njoftuar organi i cili e ka marrë vendimin, dhe siç theksojnë, ka dy aspekte: të brendshme dhe të jashtme.

‘I brendshmi është i lidhur me faktin se më shumë se njëvit fluturonte zbatimi i zgjedhjeve. Në atë periudhë institucionet në hendikap politik përmes mekanizmave të bllokuara në disa ministri kyçe, përfshirë edhe Ministrinë e Financave. Partia më e madhe opozitare pjesëmarrëse në qeveria nuk e shfrytëzoi për rritjen e besimit në procesin zgjedhor, siç është paraparë me marrëveshje. Përkundrazi, fokusin e vendosi në bllokimin e institucioneve dhe duke bërë dëm shumë të madh për pushtetin; dhe aspketi i jashtë, shtojnë, megjithatë është i lidhur me përvojën e KE-së në proceset paraprake të zgjerimit, ku masoviki8sht financoheshin projektet infrastrukturore dhe të tjera përmes fondeve inkuadruese apo më vonë strukturore në vendet e reja dhe sipas mësimeve nga gabimet e kaluara në zgjerimin me vendet e tjera, sot derdhja e mjeteve është shumë më e kufizuara’, kumtojnë nga pres shërbimi. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori