LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Vazhdojnë eksperimentet në Kumanovë

Lëvizja Besa me një reagim drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka dënuar incidentin në Kumanovë ku si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të një vozitësi ka mbetur e plagosur një familje shqiptare nga Kumanova, ku djali i tyre i vogël lufton për jetë.

”BESA e dënon këtë rast dhe kërkon nga MPB-ja që sa më shpejt ta zbardh rastin dhe dhunuesit ta marrin dënimin e merituar. Me këtë rast BESA e pyet BDI-në se a do jetë edhe Agim Nuhiu shikues pasiv si Xhelal Bajrami dikur, që vështronte dhe bënte karrierë derisa shqiptarët burgoseshin dhe gratë shqiptare tërhiqeshin zvarrë? Ky është edhe një test që partia shqiptare në pushtet ta dëshmojë veten se a është në shërbim të popullit të vet apo vazhdon të jetë në shërbim të Shefit.” thuhet në reagimin e Lëvizjes Besës./Telegrafi/