LAJMI I FUNDIT:

Demarkacioni s’është kusht për viza

Demarkacioni s’është kusht për viza

Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë për herë të parë se ratifikimi në Kuvend i demarkacionit me Malin e Zi nuk është kusht për liberalizimin e vizave.

Këtë ai ia ka thënë televizionit publik, në një intervistë gjatë ditës së sotme.

Deri tash demarkacioni me Malin e Zi ishte përmendur si njëri ndër kushtet shtesë për liberalizimin e vizave për kosovarët. Ndërsa, është rritur numri i deputetëve të pozitës që kanë shprehur kundërshtimin për mënyrën se si është përcaktuar vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Në mesin e tyre edhe shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci. Se duhet rishikuar kjo kanë thënë edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, e deputetet e LDK-së -Melihate Tërmkolli e Besa Gaxherri. Më i zëshmi i deputetëve të shumicës kundër demarkacionit ka qenë deputeti i LDK-së, gjeografi Shpejtim Bulliqi.