Lëvizja BESA: Të përfundojë diskriminimi i shqiptarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Tashmë një kohë të gjatë shqiptarët vazhdojnë të jenë të diskriminuarit edhe në diplomacinë e shtetit. Kështu aktualisht janë vetëm dy shqiptarë në postin e ambasadorit dhe dy shqiptarë në detyrën e numrit të dytë në ambasada, ndërkohë që Maqedonia vazhdon të përfaqësohet nga 42 ambasadorë maqedonas, mes tyre edhe në Prishtinë dhe Tiranë, reagojnë nga Lëvizja Besa.
“Përveç rënies së numrit të shqiptarëve si përfaqësues diplomatikë, partizimi dhe etnizimi i diplomacisë e pamundëson përfaqësimin e denjë diplomatik të vendit, si dhe artikulimin e denjë të kërkesave të mërgatës, në veçanti të asaj shqiptare. Në gjithë këtë padrejtësi s’do mend se fajin më të madh e bart partia shqiptare në pushtet, që lejon nëpërkëmbjen dhe diskriminimin e këtillë të shqiptarëve. Vetëm një parti e kapur keq, siç tashmë kemi pasur mundësi të bindemi, mund të lejojë një diskriminim të këtillë.
Përveç këtij fakti, edhe zvarritja e zgjedhjes së ambasadorëve nëpër shtetet të cilat në të njëjtën kohë veprojnë me ambasadat e tyre në Maqedoni, është rrezik për gjysmë-ngrirjen e marrëdhënieve bilaterale.
Nisur nga kjo, Lëvizja Besa e dënon politikën diskriminuese ndaj diplomatëve shqiptarë nga ana e qeverisë VMRO-BDI, të ndihmuar edhe nga institucioni i abuzuar i presidentit të shtetit. Prandaj BESA kërkon që kandidatëve shqiptarë t’u jepet status i ambasadorit dhe jo i ushtruesit të detyrës dhe ambasadorit jorezident, siç ndodhë në shumicën e rasteve.
Me këtë rast Lëvizja BESA rithekson nevojën e ridefinimit edhe të diplomacisë së vendit, që të dihet se çka përfaqësojnë diplomatët – partitë e pushtetit, etninë maqedonase apo qytetarët e Maqedonisë? Ashtu si e kemi theksuar në dokumentet tona themelore, Lëvizja BESA angazhohet për një diplomaci shtetërore dhe profesionale, për përzgjedhje të kandidatëve në bazë të përgatitjes diplomatike, por duke shmangur edhe diskriminimin e tyre në bazë të përkatësisë etnike”, thuhet në njoftimin e kësaj partie./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë