LAJMI I FUNDIT:

Dojran Gurman Fest hap sezonin turistik në këtë qytet të liqenit

Dojran Gurman Fest hap sezonin turistik në këtë qytet të liqenit

Sezona turistike në liqenin e Dojranit është hapur me festival gatimesh peshku të amviseve të Dojranit. Kështu, synohet që të tërhiqet një numër sa më i madh turistësh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Janë përgatitur një mori gatimesh, në mënyrën ë vjetër, duke treguar kështu gastronominë e këtij qyteti të liqenit, njofton Tv Telma.

Qeverisja lokale thotë se tregimi për Dojranin duhet t’u tregohet turistëvë në mënyrë autentike. Ndryshe, këtë vit është edicioni i katërt i festivalit të ushqimit Dojran Gurman Fest./Telegrafi/