LAJMI I FUNDIT:

Teatri rrugor ‘Baskerfest 2016’ prej sot fillon në Shkup

Teatri rrugor ‘Baskerfest 2016’ prej sot fillon në Shkup

Zhonglerë, akrobatë, valltarë, magjistarë, palaço, iluzionistë dhe muzikantë do të jenë pjesë e teatrit rrugor nën qiell të hapur ‘Baskerfest’ të cilët prej sot deri më 19 qershor do t’i argëtojnë vizitorët në sheshin e qytetit ‘Maqedonia’ në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vizitorët në dhjetë ditët e ardhshme çdo ditë prej orës 19:00 deri në orët e vona të natës do të kenë mundësi të argëtohen dhe të shoqërohen me mbi 100 artistë nga e tërë bota, Meksika, Brazili, Japonia, Amerika, Zelanda e Re, Spanja dhe shtetet e tjera.

‘Baskerfest’ në Shkup është nën patronazhin e Qytetit të Shkupit dhe është mbështetur me 900 mijë denarë.


Ky teatër këtë vit do të mbahet edhe nëpër 10 qytete të vendit. Çdo qytet së paku disa ditë do të ketë mundësi ta përjetojnë magjinë e artit rrugor, që do të zgjasë deri më 13 korrik, përkatësisht një muaj. /Telegrafi/