Lorik Cana ka dhënë një intervistë për faqen e UEFA-s, ku ka rrëfyer të gjitha emocionet e tij për kualifikimin me Shqipërinë në Euro 2016.
Kapiteni është i bindur që kuqezinjtë do të paraqiten mirë, pasi mbajnë mbi supe përgjegjësinë e përfaqësimit të një kombi të tërë.
“Kjo ka qenë një ëndërr për këdo, jo vetëm për ne futbollistët, por edhe për ata që e duan futbollin apo edhe ata që nuk e duan, pasi e dinë se çfarë përfaqëson kombëtarja jonë. Unë e di se sa shumë i rëndësishëm është ky ekip për vendin tonë, të mbledhur rreth një fanelle, rreth një simboli, dhe mesazhin që u dërgon të tjerëve, që ne shqiptarët mund t’i japim gjëra të mira Europës, kontinentit tonë, ashtu si edhe botës. Kjo është një arritje e shkëlqyer.
Objektivi ynë kryesor ka qenë të përfaqësojmë vendin tonë dhe të lumturojmë njerëzit tanë. Mes shumë viteve sakrificë, lodhjeje, humbjesh, fitoresh dhe luhatjesh, ne nuk jemi dorëzuar asnjëherë dhe kemi arritur që ëndrrat e shqiptarëve t’i bëjmë realitet”.
Më pas kapiteni i Kombëtares ka folur edhe për punën e bërë nga De Biasi, transmeton albeu.
“Ai e kuptoi që në fillim këtë punë dhe është një person i shkëlqyer që do të lërë shenjë në historinë e futbollit shqiptar.
De Biasi është përshtatur mentalitetit shqiptar, duke marrë pjesët më të mira dhe duke lënë jashtë ato të këqijat. Ai gjithashtu na ka mësuar shumë gjëra.
Unë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të dhe jemi munduar ta ndihmojmë në maksimum. Pjesa më e madhe e lojtarëve tanë flasin italisht dhe përkthejnë për të tjerët që nuk e dinë këtë gjuhë”.
Në fund ka folur edhe për pritshmëritë.
“Çdo skuadër shkon për të fituar, dhe kjo gjë vlen edhe për ne. Nëse kjo është e mundur dhe cilat janë shanset tona, kjo është çështje tjetër. Ne duam të luajmë lojën tonë dhe të tregojmë vlerat që kemi shfaqur në vitet e fundit, gjërat që na ndihmuan të kualifikoheshim”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGranit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë