Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë i kanë deklaruar Radios Evropa e Lirë se ende po ndërmerren hapa logjistikë dhe administrativë për krijimin e Gjykatës Speciale.
Një zëdhënëse e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Kosovë, Dinka Zhival, tha për REL se procesi i punësimit të gjykatësve ende nuk ka filluar, megjithëse një konkurs për personelin tjetër është përmbyllur më 27 maj.
“Pritet që gjatë verës të mbahet konkursi i dytë, gjithëpërfshirës, kur do të punësohen edhe gjykatësit. Planifikohet, gjithashtu, që kur të përmbushen të gjitha kërkesat fillestare, Dhomat e Specializuara në Kosovë në kohë të mbajnë konferencën me gazetarë me të cilën opinionit do t’i shpjegohet procesi aktual dhe mandati i tyre“, tha Zhival për REL.
Autoritetet në Prishtinë, ndërkaq, thanë se i kanë kryer të gjitha obligimet e tyre për krijimin e Gjykatës Speciale përfshirë edhe miratimin e ligjeve që ndërlidhen me këtë çështje.
Gjykata Speciale pritet të fillojë punën menjëherë pas përfundimit të procedurave të parapara dhe ajo thuhet se do të merret me “krimet e luftës të kryera gjatë periudhës së viteve 1998-2000“ nga, siç thuhet, “ish-pjesëtarë të ish-UÇK-së“.
Gjykata do të punojë nën përgjegjësinë e gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë, do të financohet nga fondet e BE-së dhe do të jetë e vendosur në Hagë.
Themelimi i Gjykatës Speciale pasoi një raport të Këshillit të Evropës të hartuar nga senatori nga Zvicra, Dick Marty, me të cilin “ish-pjesëtarë të UÇK-së akuzohen të kenë kryer krime lufte ndaj civilëve serbë në Kosovë dhe trafikim të organeve njerëzore“. Senatori Marti implikoi në raportin e tij drejtuesit më të lartë të ish-UÇK-së.
Pohimet e Dick Martyt u hetuan nga një prokuror amerikan, Clint Williamson, i cili në korrik të vitit 2014, deklaroi se një ekip special i hetuesve “erdhi në përfundime të pakontestueshme për ngritje të akuzave për krime lufte ndaj individëve që kanë drejtuar me ish-UÇK-në, por nuk ka pasur dëshmi për trafikim organesh”.
Drejtuesit e ish-UÇK-së hodhën poshtë pretendimet për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se “mund të ketë pasur individë të caktuar që mund të kenë kryer akte të tilla jashtë komandës së UÇK-së“.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë