LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Ivanov e humbi edhe grimcën e fundit të legjitimitetit

Lëvizja Besa: Ivanov e humbi edhe grimcën e fundit të legjitimitetit

Pas vendimit të fundit të Presidentit Ivanov për tërheqje të tërësishme të vendimit për falje, ka reaguar edhe Lëvizja BESA duke theksuar se me këtë vendim Ivanov e ka humbur edhe grimcën më të vogël të legjitimitetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Pas tërheqjes së faljeve sot nga Ivanov, edhe një herë u konfirmua qëndrimi jonë se Maqedonia nuk është kurrfarë shteti. Prej sot ai e ka humbur edhe grimcën më të vogël të legjitimitetit. Falja, duke abuzuar me institucionin dhe sot tërheqja e saj, dëshmon se përfundimisht regjimi ka rënë. Protestat qytetare, ku morëm pjesë edhe ne, e dhanë rezultatin e tyre, ndërsa ato janë shenja e parë se regjimi antishtetëror, por edhe antishqiptar – OBRM-PDUKM, përfundimisht po bie”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Gjithashtu Lëvizja BESA vlerëson se me vendimin e fundit të Presidentit Ivanov, rikthehet shpresa për funksionim normal të PSP-së dhe burgosjen e kriminelëve.


“Sonte në Shkup po ndjehet entuziazmi që ndjehej në ditët kur rrëzohej Millosheviqi në Beograd. Me këtë rast BESA shpreh edhe një herë mbështetjen dhe inkurajimin për Prokurorinë Speciale Publike që tash të vazhdojë me punën e saj dhe kriminelët të përfundojnë aty ku e kanë vendin dhe populli të çlirohet prej tyre. Një arsye më shumë për ne është që sonte po rikthehet shpresa që PSP-ja t’i zgjidhë edhe rastet e montuara politike kundër shqiptarëve, që po dergjen burgjeve”, përfundon reagimi i kësaj lëvizje./Telegrafi/