Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Sllovenisë, është pritur nga homologu i tij, Borut Pahor, me ç’rast është shprehur se Kosova, pas konsolidimit në planit politik, tani ka kthyer vëmendjen nga zhvillimi ekonomik.
“Është kënaqësi që vizitën time të parë bilaterale, si president i Republikës së Kosovës, po e bëj në Slloveni. Është veçanërisht kënaqësi që jam këtu pak para se të shënoni 25-vjetorin e pavarësisë së Sllovenisë. Më lejoni që t’ju uroj të gjithëve, qytetarëve të Sllovenisë, presidentit të Sllovenisë, Qeverisë dhe Parlamentit me rastin e shënimit të kësaj date të rëndësishme për shtetin slloven”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit me presidentin slloven, Borut Pahor.
I pari i vendit theksoi se Sllovenia ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrahëse dhe mike e Kosovës dhe se dy shtetet gëzojnë marrëdhënie shembullore bilaterale, gjë të cilën, tha ai, e dëshmon nënshkrimi i njëmbëdhjetë marrëveshjeve për bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor.
“Sllovenia është investitorja e dytë më e madhe në Kosovë. E falënderoj presidentin Pahor dhe Qeverinë e Sllovenisë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, edhe tani kur mbetemi të përkushtuar për forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë përmes njohjeve të reja dhe anëtarësimit në organizata shumëpalëshe ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai tha se Kosova është konsoliduar si shtet, në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm, se pjesa veriore e vendit është integruar, dhe shtoi se vendi po shënon rritje të vazhdueshme ekonomike.
Po ashtu, presidenti Thaçi rikujtoi se Qeveria ka përgatitur Ligjin për Investime Strategjike, si dhe veçoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, rekomandimin për liberalizim të vizave si dhe marrjen e statusit të kandidatit për fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), si dëshmi e reformave në ekonomi, politikë dhe në sundimin e ligjit.
Presidenti Thaçi theksoi se vendi është në prag të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Ai gjithashtu theksoi se Kosova mbetet lidere në rajon për sa i përket luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke thënë se vendi e meriton anëtarësimin në Interpol.
Gjithashtu, presidenti Thaçi tha se Kosova mbetet faktor stabiliteti në rajon, gjersa dialogu me Serbinë ka reflektuar pozitivisht në mbarë Ballkanin Perëndimor.
“E ardhmja e rajonit është në NATO dhe në BE”, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit me homologun e tij slloven, Borut Pahor, në Lubjanë.
Presidenti Thaçi, gjatë vizitës në Slloveni, është pritur për drekë zyrtare nga kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar.
Gjatë pritjes dhe në diskutimet gjatë drekës u bisedua për mundësitë e themelimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve.
Qeveria e Kosovës ka hartuar Ligjin për Investime Strategjike që do t’u mundësojë investitorëve që të realizojnë më shpejt projektet e tyre.
“Sllovenia është investitorja e dytë më e madhe në Kosovë. Ky besim është ftesë për bizneset e tjera, sllovene por edhe nga e tërë bota, që të vijnë të investojnë në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi.
Presidentin Thaçi në Lubjanë e ka pritur edhe kryebashkiaku i Lubjanës, Zoran Jankoviq, i cili i tregoi presidentit Thaçi për sukseset e Lubjanës në përmirësimin e jetës së qytetarëve të kryeqytetit.
Presidenti Thaçi u shpreh se sikur që Sllovenia është shembull për rajonin ashtu edhe Lubjana duhet të jetë shembull për Prishtinën. Ai e përgëzoi Lubjanën për marrjen e çmimit nga Komisioni Europian si “Kryeqyteti i Gjelbër”.
Në fund, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u nënshkrua edhe në “Librin e Artë të Qytetit të Lubjanës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë