LAJMI I FUNDIT:

​Polonia nis në shtator rekrutimin e 35 mijë forcave paraushtarake

​Polonia nis në shtator rekrutimin e 35 mijë forcave paraushtarake

Qeveria polake ka komunikuar planin për rekrutimin e 35 mijë trupave me qëllim formimin e një force paraushtarake, në kushtet kur vendi ndodhet përballë kërcënimit rus.

Kjo forcë do të jetë e përbërë nga vullnetarë të cilët do të trajnohen ushtarakisht, si një kundërpërgjigje ndaj separatistëve rusë. Ndërkohë, edhe NATO ka planifikuar dërgimin e një batalioni prej 1.000 trupash në Poloni, marrëveshje që pritet të finalizohet në samitin e Varshavës, që do të mbahet përgjatë datave 8 dhe 9 qershor.

E gjendur përballë kërcënimit rus, Polonia ka planifikuar rekrutimin e 3 mijë forcave paraushtarake brenda muajit shtator.


Lajmi është përcjellë nga ministri i mbrojtjes, Antoni Macierevicz, i cili komunikoi gjithashtu se postet e drejtuesve më të lartë janë përcaktuar.

Ky grupim do të përbëhet nga vullnetarë që do të trajnohen ushtarakisht për të krijuar një forcë, që do të mund të kundërshtojë separatistët rusë.

Aneksimi i Gadishullit të Krimesë në muajin mars të vitit 2014 nga ana e Rusisë, ka bërë që shtetet e Eur opës Lindore t’i druhen një tjetër agresioni. Mundësia e një tjetër fushate ekspancioniste është paralajmëruar vazhdimisht nga perëndimorët, të cilët kanë ende në fuqi sanksione të shumta ndaj Rusisë.

Kërcënimi rus ndaj Polonisë po monitorohet me kujdes edhe nga Aleancë e Atlantikut të Veriut. NATO ka planifikuar që të dërgojë një batalion në Poloni si dhe tre të tjerë në shtetet baltike, të cilat janë Estonia Lituania dhe Letonia. Numri total i trupave që do të dërgohen në këto vende, pritet të jetë afro 4.000 në total.

Planifikimet e NATO-s dhe të Polonisë pritet të zyrtarizohen në samitin dy ditor që do të mbahet në Varshavë, përgjatë datave 8 dhe 9 qershor.

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Azia
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Kalo në kategori