LAJMI I FUNDIT:

Apel nga Shqipëria: Jo territore për viza

Apel nga Shqipëria: Jo territore për viza

Akademikë, intelektualë, profesorë, studiues, gazetarë, profesionistë dhe studentë janë bashkuar në një thirrje drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi. Apeli i tyre është: Jo territore për viza!

“Javët e fundit kemi ndjekur me shqetësim një kusht të paprecedent i vendosur për popullin e Kosovës sa i takon përfitimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

Mbasi Republika e Kosovës i plotësoi të 100 kushtet e kriteret e vendosura, edhe pse ato qenë ndryshe dhe më shumë se për të gjitha shtetet e tjera që morën liberalizimin e vizave,


BE vendosi një kusht shtesë: T’i jepet Malit të Zi një pjesë e territorit të Kosovës!

Ky është një kusht i padrejtë, i paarsyeshëm dhe denigrues për çdo shqiptar.

Subjektet politike parlamentare në Kosovë protestuan pa ndalur për më shumë se shtatë muaj kundër këtij copëtimi të mëtejshëm të trojeve shqiptare në favor të fqinjëve.

Mbi 205 mijë qytetarët të Kosovës nënshkruan për hedhjen poshtë të marrëveshjes.

I kërkojmë Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos pranojë kushte që e vendosin vendin në pozicione të disfavorshme krahasuar me vendet e rajonit dhe me vlerat e normat e deklaruara të BE-së. Qeveria e Kosovës nuk është as e shtrënguar as e legjitimuar të pranojë kushte të padrejta dhe të pabarabarta krahasuar me shtete të tjerë.

I kërkojmë qeverisë së Republikës së Shqipërisë të mos jetë indiferente ndaj copëtimit të mëtejshëm të territoreve shqiptare, por të përdorë, deri në shterim, të gjitha mundësitë e saj për të ndaluar një kusht të padrejtë, të dëmshëm dhe të paprecedent lidhur me lëvizjen e lirë të njerëzve.

Demarkacioni i kufirit është çështje midis dy vendeve sovrane, Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk mund të bëhet peng për marrëveshje ndërkombëtare që Kosova lidh me palë të treta, në këtë rast me vendet anëtare të marrëveshjes Shengen të BE-së.

Qeveria e Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarët në tërësi duhet të ndalojnë krijimin e precedentit që për çdo të drejtë anëtarësimi në marrëveshjet evropiane t’iu japin territor fqinjëve.

Kufiri i Kosovës me Malin e Zi nuk është çështje formale, është çështje drejtësie, nuk është çështje teknike, është çështje politike, nuk është çështje burokracie, është çështje sovraniteti, nuk është vetëm çështje e Kosovës por është çështje shqiptare”, thuhet në reagimin e dërguar nga Enis Sulstarova, pedagog në UT, në emër të 139 nënshkruesve nga Republika e Shqipërisë.

Në mesin e nënshkruesve ka emra të shquar të shkencës, diplomacisë, artit dhe universitetit. Listën e plotë mund ta gjeni më poshtë:

Rrahman Parllaku Gjeneral/kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës  (ish i burgosur politik)
Arben Puto Akademik/profesor i së drejtës ndërkombëtare)
Luan Omari Akademik/profesor i së drejtës kushtetuese
Ksenofon Krisafi Profesor i së drejtës ndërkombëtare/diplomat
Abdi Baleta Studiues/diplomat
Sabit Brokaj Profesor
Fatos Klosi Doktor shkence i fizikës
Kujtim Çashku Regjisor
Pëllumb Xhufi Historian
Rexhep Uka Profesor (ish-deputet dhe zëvendësryeministër)
Moikom Zeqo Arkeolog/shkrimtar
Hysamedin Feraj Politolog
Rrustem Gjata Jurist (ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese)
Myslim Pasha Profesor/Kolonel
Koço Danaj Studiues
Agim Fagu Mjeshtri i Madh (i sporteve)
Fatos Tarifa Profesor i sociologjisë/diplomat
Aleksandër Kocani Doktor i filozofisë
Adrian Kati Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Viktimave të Torturës 
Ymer Minxhozi Shkrimtar/publicist
Dilaver Goxhaj Profesor/ushtarak
Rudina Xhunga Gazetare/shkrimtare
Kujtimi Buza Piktor
Bejkush Birçe Ish-trajner i Kombëtares
Dritan Hila Analist/diplomat
Kujtim Çako Doktor i shkencave ekonomike/kryetar i Aleancës së Ushtarakëve
Orgest Azizi Studiues i filozofisë
Perlat Sula Ish-komandanti i Aviacionit të Forcave të Armatosura
Andon Dhano Doktor i shkencave/ushtarak
Elvis Hoxha Studiues i filozofisë
Miti Galloshi Doktor i shkencave ushtarake
Zamira Çavo Profesoreshë
Enis Sulstarova Sociolog
Agim Binaj Profesor i ekonomisë
Sazan Guri Profesor/ambientalist
Lefter Jarazi Kolonel
Lekë Sokoli Sociolog
Pëllumb Zaimi Pedagog/ushtarak
Ramiz Feçorri Shkrimtar/kolonel
Sherif Hoxha Avokat
Edlira Çaushi Pedagoge/studiuse e trashëgimisë kulturore
Aleksandër Mihali Nënkolonel
Bashkim Elbasani Profesor i matematikës
Doan Dani Historian
Eduard Abazi Profesor/inxhinier
Alba Malltezi Gazetare
Adi Krasta Gazetar, profesor
Ali Oseku Artist i Merituar)
Armand Shkullaku Gazetar
Fitim Zekthi Publicist
Gentian Sala Jurist
Denion Ndrenika Gazetar
Alment Muho Studiues i filozofisë
Lutfi Dervishi Gazetar
Sokol Shameti Gazetar
Blendi Çeka Politolog
Rezarta Delisula Gazetare
Eda Elbasani Profesoreshë e mjekësisë
Krenar Zejno Shkrimtar
Brizida Gjikondi Aktiviste e shoqërisë civile
Ilir Yzeiri Profesor/studiues i letërsisë
Kadri Muka Gazetar/ushtarak
Gjergj Zaimi Matematicien
Admir Banaj Diplomat
Altin Kuko Gjeograf
Azem Qazimi Shkrimtar
Brikena Hoxha Avokate
Nusret Rodoni Arsimtar (Mësues i Popullit)
Sulejman Dida Shkrimtar
Vladimir Lulaj Pedagog/ushtarak
Adem Istrefi Shkrimtar
Dilfirus Vrioni Aktiviste
Mandeta Minxhozi Studiuese e filozofisë
Naz Feka Politolog
Neritan Kolgjini Gazetar
Shpëtim Kelmenti Shkrimtar
Artan Gjergji Ekspert i ekonomisë
Behar Gjoka Studiues i letërsisë
Ilirjan Pema Muzikant
Irakli Premti Doctor shkence për gjeologji dhe miniera
Klejdi Këlliçi Pedagog
Lindita Kaimi Artiste (e merituar)
Ardit Mekshiqi Ambientalist
Arjan Shahini Pedagog/studiues
Gjergj Bojaxhi Analist politika ndërkombëtare publike
Hajro Limaj Opinionist
Hasan Bello Historian
Ilir Mati Gazetar
Xhelaudin Çelmeta Gazetar/ushtarak
Xhevair Kolgjini Piktor
Edlira Çepani Aktiviste e shoqërisë civile
Edvin Pacara Hartues politikash mjedisore
Eljan Tanini Gazetar
Ergus Mërtiri Studiues
Edvin Çami Pedagog
Fatbardha Kadiu Pedagoge
Gëzim Alpion Studiues/pedagog
Ermir Hoxha Historian arti
Xhoxhi Buçka Inxhinier civil
Alban Bala Analist/Ekspert i komunikimit
Albi Lamaj Tifozat Kuq e Zi
Alfred Aga Mjek
Alida Karakushi Analiste politikash publike
Andi Tepelena Artist
Arben Elezi Mjek
Arbi Hoxha Stomatolog
Artan Gjoni Arkitekt
Artan Mane Inxhinier elektronik
Artan Manushaqja Avokat
Bashkim Rodoni Artist
Besmir Agalliu Ambientalist
Emiljo Leka Regjisor
Enkelejd Zonja Artist
Enris Buçka Inxhinier Civil
Entisa Cino Inxhiniere Kimiste
Ervin Dervishi Informaticien
Gent Xhenga Tifozat Kuq e Zi
Ilir Kapllani Menaxher turistik
Jon Grabocka Ambientalist
Jonida Gjoni Financiere
Ramazan Memishi Piktor
Roland Gjoni Jurist
Roland Xhafa Mjek
Sanije Kastrati Arsimtare (mësuese e popullit)
Valdete Byberi Financiere
Vladimir Gjino Inxhinier Civil
Bora Ylli Skenariste
Engin Zaloshnja Aktivist i shoqërisë civile
Genci Shehu Psikolog
Evi Veliu Studente
Gent Amzai Student
Grejsi Gjergji Juriste
Iliada Korçari Politologe
Ilir Kalemaj Politolog
Megi Braçellari Studiuese e shkencave politike
Zheni Korçari Studiuse e gjermanistikës
Nerta Veliu Regjisore
Pavjo Gjini Student

/Telegrafi/