LAJMI I FUNDIT:

Kaçe dhe Memushaj i bashkohen kombëtares

Kaçe dhe Memushaj i bashkohen kombëtares

Ardhja e Egys Kaçes dhe Ledian Memushajt ka kompletuar kombëtaren shqiptare në Austri, e cila po zhvillon fazën e para përgatitore për Europianin që do të startojë me 10 qershor.

Menaxheri i kombëtares Alban Bushi pohon se i vetmi që nuk po stërvitet me grupin është Burim Kukeli.

“Kukeli është i dëmtuar në kokë, të tjerët janë shumë mirë. Është rritur konkurrenca pasi të gjithë duan të jenë në listën përfundimtare”, shprehet Bushi.


Pas pak orësh, disa nga lojtarët e kombëtares shqiptare do të mësojnë nga goja e trajnerit De Biasi lajmin se nuk do të jenë pjesë e përfaqësueses në Euro 2016.

“Eksluzive e trajnerit. Sigurisht që bisedojmë, por ai e vendos”, thotë Bushi.

Menaxheri i kombëtares Bushi pohon se ndeshja e 3 qershorit do të jetë testi i vërtetë për kuqezinjtë, pasi Ukraina ndryshe nga Katari është një skuadër që ka lojë të përafërt me 3 kundërshtarët që kemi në grup.