LAJMI I FUNDIT:

Sadiku: Me ndihmën e zotit do ta kalojmë grupin

Sadiku: Me ndihmën e zotit do ta kalojmë grupin
Albania's Armando Sadiku (L) vies for the ball with Armenia's Karlen Mkrtchyan (R) during the Euro 2016 group I qualifying football match between Armenia and Albania on October 11, 2015 at the Replubican stadium in Yerevan. AFP PHOTO / KAREN MINASYAN (Photo credit should read KAREN MINASYAN/AFP/Getty Images)

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku ka thënë se është optimist për ndeshjen e Kampionatit Evropian për të arritur synimin e kryesor, kalimin e fazës së grupeve.

Sadiku në fitoren prej 3 me 1 kundër Katarit ishte një nga golashënuesit, transmeton Koha.net.

Ai u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa tha se një gjë e tillë nuk i pengon pasi është vendimi i trajnerit kë ta vendos në 11-shen startuese, dhe një gjë të tillë ka thënë se do ta raspektojë gjithmonë, ndërsa ka theksuar se gjithmonë do ta jep maksimumin e tij për Kuqezinjtë.


“Unë i pranoj vendimet e trajnerit, si rezervë ashtu edhe startues, gjithmonë do të jap 100 për qindëshin tim. Për Evropian kam besim të madh te skuadra, dhe me ndihmën e zotit do ta kalojmë grupin, jam optimist se do t’ia dalim”, është shprehur Sadiku pas takimit për Supersport.

Futbollisti i Zurichut, i cili ishte i huazuar në këtë sezon te Vaduzi ka thënë se të ardhmen e tij do ta vendos vetëm pas Evropianit.