LAJMI I FUNDIT:

Gjermania miraton ligjin për integrimin e emigrantëve

Gjermania miraton ligjin për integrimin e emigrantëve

Autoritetet në Gjermani kanë miratuar ligjin për integrimin e emigrantëve, i cili detyron të gjithë azilantët e papunë t’i nënshtrohen mësimit të gjuhës gjermane dhe leksioneve mbi kulturën vendase.

Në fund të këtij procesi, ata do t’i nënshtrohen testit final të quajtur të jetosh në Gjermani. Në rast refuzimi, parashikohen penalltitë.

Qeveria gjermane ka miratuar ligjin e integrimit për emigrantët, i cili parashikon që të gjithë refugjatët të papunë t’i nënshtrohen mësimit të gjuhës gjermane dhe leksioneve mbi kulturën, që do të finalizohen me një test që do të quhet “Living in Germany” ose Të jetosh në Gjermani.


“Mënyra më e mirë për tu integruar është puna dhe për të punuar duhet të njohësh gjuhën dhe të trajnohesh në një profesion të caktuar”- deklaroi Ministri gjerman i Punësimit, Andrea Nahles.

Shteti do të ulë në minimumin e jetesës benefitet për ata refugjatë që do të refuzojnë të marrin pjesë në leksione dhe nuk tregojnë interes për të mësuar.

“Me aprovimin e këtij drafti ligjor ne po i japin mundësinë të gjithë emigrantëve të bëhen pjesë integrale e shoqërisë, madje ne kërkojmë që ata të jenë sa më aktiv “- u shpreh ministri i brendshëm Thomas de Maiziere.

Sfida ka qenë e madhe për Gjermaninë që nga moment kur kancelarja Angela Merkel vendosi të hapte dyert për emigrantët, pasi sa më shumë kohë të nevojitet për refugjatët të integrohen aq më shumë preket ekonomia e vendit. Azilkërkuesit përfitojnë aktualisht nga shteti gjerman 404 euro në muaj, ndërsa akomodimin e kanë të paguar.