LAJMI I FUNDIT:

Tërmet prej 5,5 ballë të Rihterit në Greqi

Tërmet prej 5,5 ballë të Rihterit në Greqi

Një tërmet me magnitudë 5,5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot paradite pranë Kretë, raportoi agjencia greke e lajmeve, ANA.

”Tërmeti u regjistrua në orën 11:36 me orën lokale (8:36 GMT) dhe ishte i magnitudës 5,5 ballë të shkallës Rihter”, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës.

Epiqendra e tij u lokalizua në det, në juglindje të ishullit të Kretës.


Autoritetet rajonale nuk sinjalizuan asnjë dëm të konsiderueshëm. /kp/