LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA organizoi koktej rasti me aktivistët e saj në Saraj

Lëvizja BESA organizoi koktej rasti me aktivistët e saj në Saraj

Lëvizja BESA ka organizuar një koktej rasti me aktivistët e saj, në një nga lokalet e Sarajit të Shkupit. Ky koktej, ndër të tjera është realizuar në vazhdën e aktiviteteve të BESËS për të bashkëbiseduar me qytetarët, aktivistët dhe anëtarët, për t’i dëgjuar brengat dhe hallet nga afër, dhe të kërkohet zgjidhja e tyre, përmes Platformës “Ridefinimi”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Tv Shenja bën të ditur se në këtë koktej ishte i pranishëm edhe kryetari i BESËS, Bilall Kasami, që me këtë rast ka falenderuar aktivistët e Lëvizjes për punën e jashtëzakonshme e të palodhshme që realizojnë në teren, që sipas tij më së miri është pasqyruar me protestën madhështore me mbi 30 mijë protestues të organizuara nga Këshilli Opozitar (pjesë e së cilës është edhe BESA) më 9 Maj.

Me këtë rast, Kasami ka thënë se strukturimi i Lëvizjes BESA është duke vijuar me dinamikën e duhur dhe se vazhdimisht si subjekt janë në kontakt me shqiptarët e Maqedonisë./Telegraf