LAJMI I FUNDIT:

PRSD: Gruevski e sheh fundin e tij politik në këto zgjedhje

PRSD: Gruevski e sheh fundin e tij politik në këto zgjedhje

Partia e re social demokrate (PRSD) e konsideron si ide jo të mirë, shkuarjen në zgjedhje të Nikolla Gruevskit, që në prishjen e pluralizmit politik po e sheh shansin e tij për ta shtyrë momentin e vdekjes politike të tij, transmeton Telgrafi Maqedoni.

“Nëse deri dje një pjesë e opinionit maqedonas jetonte me bindjen se problemi është vetëm te Nikolla Gruevski dhe karakteristikat e tij autoritare politike, me dërgimin e listave të kandidatëve në të gjitha njësitë zgjedhore u bë e qartë se problemi maqedonas është partia VMRO-DPMNE. 123 u pajtuan që të shkojnë prapa mendjes së kriminelit të aboluar, jo vetëm që flet për mungesën e vetëdijes për gjendjen e mjerueshme ku gjendet Maqedonia, por flet edhe për burimin e problemeve në shtet dhe në radhët e partisë në pushtet, e jo vetëm te lideri i tij. Dominimi i vetëdijes autoritative në VMRO-DPMNE tregoi se është iluzuese që të pritet se ato në këtë moment të kanë kapacitet për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike”, thotë PRSD-ja në reagimin e saj./Telegrafi/