LAJMI I FUNDIT:

Deri në ora 15 vetëm një parti ka dorëzuar listë kandidatësh për deputetë

Deri në ora 15 vetëm një parti ka dorëzuar listë kandidatësh për deputetë

Siç bëhet e ditur nga KSHZ-ja, deri në ora 15, vetëm partia Lëvizja Popullore për Maqedoni (LPM) e Janko Baçevit ka dorëzuar listë kandidatësh për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Paraprakisht, LSDM, BDI dhe PDSH kanë bërë të ditur se nuk do të dorëzojnë listë kandidatësh për deputetë, ndërkaq nuk ka informacione nga OBRM-PDUKM nëse do ta dorëzojë listën dhe kur do ta bëj një gjë të këtillë. Afati për dorëzimin e listave është deri në mesnatë të ditës së sontme. Pas pranimit të listave, KSHZ-ja ka 48 orë kohë për t’i vërtetuar nëse lista është e përgatitur sipas Ligjit për zgjedhje./Telegrafi/