LAJMI I FUNDIT:

Hyseni merr mbështetje të plotë nga Austria për anëtarësim në Interpol

Hyseni merr mbështetje të plotë nga Austria për anëtarësim në Interpol

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni ka qëndruar sot në Vjenë ku ka marrë pjesë në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Jug-Lindore, në nivel të ministrave të brendshëm.

Hyseni përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka marr përkrahjen e plote të Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si dhe për liberalizimin e vizave.

Lexoni postimin e plotë:


Të dashur miq,
Të nderuar qytetarë të Republikës,
Republika e Kosovës është fuqimisht e përkushtuar të përballet dhe të luftojë krimin ndërkufitar Këtë e theksova në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Jug-Lindore, në nivel të ministrave të brendshëm sot në Vjenë. Me tej njoftva të pranishmit se Republika e Kosovës tashmë ka filluar proceduart për aderim në këtë Konventë, me të drejta dhe obligime të plota.
Kjo konventë bashkërendon veprimet për përmbushjen e interesave të përbashkëta të sigurisë; luftimin me efikasitet kërcënimeve ndërkufitare ndaj rendit dhe sigurisë publike si dhe krimin ndërkombëtar, duke hyrë në partneritet për sigurinë; rritjen dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit policor; mbështetjen reciproke në çështjet policore në Evropën Jug-Lindore, etj….
Në margjina të kësaj konvente takova Ministrin e Punëve të Brendshme të Austrisë, Volfgang Sobotka, me të cilin kam diskutuar për bashkëpunimin bilateral dhe përkrahjen në institucione ndërkombëtare. Ministri Sobotka me siguroi për përkrahjen e plote të Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si dhe për liberalizimin e vizave.