LAJMI I FUNDIT:

Partitë ende s’kanë dorëzuar listat, sot afati i fundit për paraqitjen e kandidatëve (Video)

Partitë ende s’kanë dorëzuar listat, sot afati i fundit për paraqitjen e kandidatëve (Video)

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po përballet me afatet dhe detyrimet ligjore për zbatimin e kalendarit zgjedhor. Vetëm një ditë para skadimit të afatit, partitë politike ende nuk i kanë dorëzuar listat me kandidatë për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit. Për inspektimin publik, i cili është mbyllur mbrëmë, interesim kanë treguar 4716 qytetarë. Në bazë të dispozitave të Kodit Zgjedhor, shkalla e daljes së votuesve për t’u zgjedhur një deputet në njësinë zgjedhore numër shtatë apo diasporë është 6500 vota të fituara, njoftojnë nga KShZ, transmeton Tv21.

“Në zyrat e KSHZ-së nuk ka dorëzuar asnjë parti politike apo koalicion listë të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Afati mbaron nesër në orën 24 në mbrëmje. Do të presim të përfundojë afati dhe më pas të shohim se çka do të ndodh më pas”, u shpreh Admir Shabani nga KSHZ./Telegrafi/