LAJMI I FUNDIT:

Malazezët e Kosovës përshëndesin rekomandimin për liberalizim të vizave

Malazezët e Kosovës përshëndesin rekomandimin për liberalizim të vizave

Rekomandimit për liberalizim të vizave për Kosovën, që u bë publike dje në Bruksel nga Komisioni Evropian i janë gëzuar edhe malazezët e Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq nëpërmjet një komunikate për media përshëndeti rekomandimin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës me përgjegjësitë dhe qëndrimet e saj serioze në të gjitha fushat ka treguar progres edhe në reformën politike, politikën e qetësisë dhe tolerancës, dakordimin për bashkëpunim regjional dhe me këtë stabilitet ka konfirmuar se ka siguruar mirëqenie për qytetarët e saj”, thuhet në deklaratën e Vujiçiqit.


Sipas tij liberalizimi i vizave për qytetarët është fakti më i mirë për drejtimin që ka marrë Kosova.