LAJMI I FUNDIT:

Klinika Psikiatrike, pa kushte për shërimin e personave të prekur nga mbidozat

Klinika Psikiatrike, pa kushte për shërimin e personave të prekur nga mbidozat

Numri i përdoruesve të substancave narkotike edhe këtë vit mbetet problem shqetësues. Kureshtja e të rinjve për të eksperimentuar, mori jetën e shumë personave dhe shkatërrojë atë të shumë të tjerëve.

Drejtori i Klinikës Psikiatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka thënë se për fat të keq numri i përdoruesve çdo ditë e më shumë po rritet, sidomos moshat e reja, të cilat i shtyn kureshtja për të provuar substancat narkotike.

Sipas tij, Klinika Psikiatrike nuk ka kushte të posaçme për trajtimin e personave me mbidozë të substancave narkotike.


Lidhur me këtë problematikë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për KosovaPress se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) po angazhohet në veprimtarinë e parandalimit, hetimit dhe arrestimit të personave qe kryejnë të gjitha format e veprave kriminale që kanë të bëjnë me substancat narkotike (drogat), të parapara me legjislacionin e Republikës se Kosovës.

Sipas tij, kjo drejtori ka ndërmarrë edhe masa të tjera në mënyrë që të arrihet efikasitet në parandalimin e kësaj dukurie.

“Jemi duke intensifikuar takime me burime në terren, vizita në lokacione që dyshohet se frekuentohen nga trafikantët, takime me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, mbajtja e ligjëratave në shkollat e mesme të Kosovës me qëllim të vetëdijesimit dhe informimit për pasojat nga përdorimi i drogave dhe shtimi i kapaciteteve logjistike (pajisje për identifikimin e drogave)”, tha Hoxha.

E drejtori i Klinikës Psikiatrike, Shaban Mecinaj ka thënë për KosovaPress, se të gjitha statistikat flasin që numri i përdoruesve është në rritje e sipër në Kosovë.

Sipas tij, kjo dukuri është më e theksuar në mesin e të rinjve, që përbën një fakt shqetësues.

“Sidomos brengos fakti që është prezent shumë në mesin e të rinjve, adoleshentëve e sidomos në grupin e kanaboideve, siç është rasti me marihuanën. Por kemi raste edhe të rritjes së numrit të përdoruesve të substancave opioide që do të thotë përdoruesit e heroinës, metadonit etj. Karakteristikë e të rinjve është përdorimi i substancave psiko-stimuluese afatshkurta GJGP që është në trend kohëve të fundit por edhe grupit të kanaboideve, siç është rasti me marihuanën. Klinika nuk trajton mbidozimet të cilat janë mjaft të shpeshta, ne ofrojmë konsulta në qendrën emergjente varësisht nga kërkesat e kolegëve tanë, por klinika nuk ka kushte e as mundësi që të ofrojë trajtim për të mbidozuarit për këto substanca”, tha Mecinaj.

Mecinaj më tej tha se është mjaft brengosës fakti që shumë pacientë vijnë me urdhëresa të gjykatës për shkak të veprave të ndryshme e që në fakt nuk janë të motivuar për trajtim.

Sipas tij, këto raste paraqesin pengesë për trajtimin e pacientëve, të cilët shprehin motivim dhe interesim të mirëfilltë për trajtim detoksikues në Klinikën psikiatrike.

Drejtori i Qendrës Rehabilituese “Labyrinth”, Safet Blakaj tha për KosovaPress se që nga viti 2002 të regjistruar në qendrën “Labyrinth” janë 1400 persona, përdorues problematikë të drogës.

“Në qendrën “Labyrinth” që nga viti 2002 kemi të regjistruar me të gjitha të dhënat në databazën tonë 1400 persona, përdorues problematikë të drogës. Prej këtij numri ne kemi disa programe që zhvillohen këtu, programin e terapisë mbajtëse me metadon – tashmë janë 95 persona të cilët janë të rregullt në qendrën tonë me baza ditore. Natyrisht që këtu ka edhe programe tjera siç janë edhe detosikimi apo edhe pastrimi nga drogat, i cili është program që ofrohet në baza ditore. Funksioni ynë është shumë i orientuar tek zvogëlimi i dëmit”, tha Blakaj.

Blakaj mes të tjerash shtoi se dukshëm ka rënë numri i përdoruesve të heroinës.

Sipas tij, numri i vdekshmërisë nga droga është në ulje e sipër në krahasim me vitet e kaluar, ku në vitin 2012 ishte rritur shkalla e vdekshmërisë nga mbidozimet, por që fatmirësisht viteve të fundit ka rënë kjo dukuri.

Blakaj për KosovaPress, tha më tej se rrezik paraqet edhe përdorimi i shumëfishtë i drogave, që mund të rezultojë me fatalitet.

Ai në fund shtoi se ambienti ku qëndrojnë të rinjtë përcakton se a do të fillojnë ata të marrin drogë apo jo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Kalo në kategori