LAJMI I FUNDIT:

Rilkoski: Në KSHZ vendos pushteti i shumicës

Rilkoski: Në KSHZ vendos pushteti i shumicës

Të gjitha ndodhitë në Komisionin shtetëror zgjedhor dhe mënyra sesi shkon procesi, nuk dha Listë zgjedhore ku të gjithë do të kenë besim, qëllimi absolutisht nuk u arritë, tha Nikolla Rilkoski, ish kryetar i KSHZ-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thekson dhe megjithëse në pajtueshmëri, Marrëveshja e Përzhinos, Komisioni zgjedhor pranon anëtar të rinj, përveç të partisë, përsëri KSHZ nuk do të çlirohet nga vendimet e marra partiake.

‘Në fillim u fitua imazhi se KSHZ do të punojë profesionalisht dhe në mënyrë eksperte. Por kur erdhi për marrjen vendimeve konkrete për zgjidhje të statusit të votuesve të dyshimtë, përsëri partia në pushtet tregoi se nuk ka shumicë në KSHZ dhe në vend që vendimet të merren me koncenzus janë marrë me mbivotim. /Telegrafi/