LAJMI I FUNDIT:

LD: ‘Shpata’ rri pezull mbi Maqedoninë

LD: ‘Shpata’ rri pezull mbi Maqedoninë

Lidhja Demokratike, theksoi se sipas analizave partiake, kulla prej letre shpërbëhet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Deri më tani, fushata e paparë manipulative ka filluar të humbas frymën dhe po bëhet kundërproduktive. “Sukseset” e qeverisë nuk mund ta fshehin abolimin për politikanët korruptuar, bllokimin e PSP-së, përgatitjen për zgjedhje manipulative (e pa pastruar lista zgjedhore) dhe para se të gjithash sanksionet nga Bashkimi Evropian për udhëheqje shtetërore politike. Nuk mund të besojmë se patriotët e mëdhenj urdhëruan rënimin e kompleksit ose vjedhjen e parave për transportin e nxënësve, të flejnë qetë, ndërkohë që vartësit e tyre të shkojnë në burg”, tha partia e Pavle Trajanovit.

LD apelon deri kryetari Ivanov për anulimin e vendimit për abolim dhe të hap një mundësi kundër establishmentit të udhëheq procedurë gjyqësore si për çdo qytetar tjetër.


“Kur “shpata” rri pezull mbi Maqedoni, duhet të çliroheni nga mengenet partiake dhe tërhiqni abolimin, përndryshe zjarri që ndezët së shpejti do të na kaplojë të gjithëve. Paralajmrimet e sanksioneve, nëse ato realizohen do të jetë një goditje me vdekje nga “patriotët” ndaj Maqedonisë, prandaj anuloni zgjedhjet dhe terhiqni abolimin. Bëni diçka për popullin dhe shtetin. Përndryshe protestat do të vazhdojnë dhe do të jenë gjithnjë më masovike, qytetarët duan drejtësi dhe paqe”, porositën nga LD. /Telegrafi/