LAJMI I FUNDIT:

A janë penisët e bërë synet më të ndjeshëm? Përgjigja është kjo…

A janë penisët e bërë synet më të ndjeshëm? Përgjigja është kjo…

Në një studim të publikuar së fundmi në The Journal of Urology, 30 meshkuj me penis të bërë synet dhe 32 meshkuj tjerë me penis të pa bërë synet, të moshave 18 dhe 37 vjet, kishin vendosur të bëhen pjesë e këtij punimi për shkencë.

Hulumtuesit i kishin testuar ata për detektimin e prekjes, detektimin e nxehjes etj., dhe kishin zbuluar se nuk ka ndonjë dallim mes penisëve të bërë synet dhe atyre pa bërë synet, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu i kanë testuar ata për kënaqësinë seksuale, funksionimin e orgazmës, dëshirën seksuale dhe nuk kanë gjetur ndonjë dallim mes dy palëve.


“Ky studim ka zbuluar se syneti nuk ndikon në ndryshimet e ndjeshmërisë dhe dëshmon se lafsha e penisit nuk është pjesa më e ndjeshme e penisit”, ka thënë udhëheqësja e këtij studimi Jennifer Bossio.

Ky është lajm i shkëlqyer për meshkujt, sidomos për ata që i kanë penisët e bërë synet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori