Dieta “Banania e mëngjesit”: Lehtë dhe shpejt deri te pesha e dëshiruar
Parimi themelor “i shpikësit” të kësaj diete është kafjalli që përmban vetëm një banane dhe ujë të zakonshëm me temperaturë dhome që mund të kontribuojë në heqjen e konsiderueshme të peshës pa marrë parasysh se çka hani në pjesën tjetër të ditës.
Dietën e ka shpikur Hitoshi Vatanbe, i cili është marrë me studimin e mjekësisë preventive, dhe bashkëshortja e tij Sumiko, farmakologe.
Ditën duhet ta filloni me konsumimin e bananes. Nëse një banane nuk ju ngop, mund të hani edhe një, por nuk duhet të tejngopeni.
Duke ngrënë banane pini edhe një gotë ujë me temperaturë të dhomës. Uji nuk duhet të jetë i ftohtë ose i ngrohtë, por patjetër të jetë në temperaturë të dhomës. Nëse dëshironi të pini kafe, bëjeni atë 20 minuta pas ngrënies (mëngjesit).
Konsumoni drekë dhe darkë normale. Me këtë dietë nuk kufizohet konsumimi i kalorive, e as nuk kërkohen prodhime të caktuara të largohen nga ushqimi. Megjithatë, nëse dëshironi që dieta të jetë efikase, është e nevojshme ta ndaloni konsumimin e ushqimit të yndyrshëm.
Rregulla e vetme që duhet ta respektoni është që të mos tejngopeni, dmth hani deri sa nuk jeni 80% të ngopur.
Vetëm në ora 15 pasdite lejohen disa copë çokolatë (2-3 copa). Mbrëmja nuk duhet të jetë më vonë se ora 20. Këshillohet që ushqimi i fundit gjatë ditës të jetë në ora 18:00.
Nëse dëshironi mund të merreni me aktivitete fizike nëse kjo nuk ju sjell stres dhe dhimbje. Dieta propozon ushtrimet si një opcion.
Detyrimisht bini në gjum para mesnatës. Sa më herët, aq më mirë.
Popullariteti i madh
Dieta “Banane e mëngjesit” fillon të tërheq vëmëndjen e Japonezëve me dëshirë për tu dobësuar pasi që Hitoshi Vatanabe paraqiti se me ndihmën e kësaj diete e kishte zvogëluar peshën trupore për 16.8 kilogram.
Por, kur këngëtarja e operës Japoneze – Kimiko Mori publikisht pranoi se kishte humbur peshë gati 7 kilogram për 6 javë, dieta me banane u bë një hit i madh në Japoni. Atëherë importi i bananeve në Japoni ishte rritur për 25%, por as ajo nuk kishte arritur ta mbulojë kërkesën, dhe si rezultat i kësaj raftet për banane në supermarketet kishin qenë të zbrazëta për një kohë të gjatë.
Mbështetësit e këtij regjimi të të ushqyerit rekomandojnë që dieta “Banane e mëngjesit” të praktikohet më së paku 2 javë. Pjesa më e madhe e njerëzve aspak nuk kishin ndjerë se janë në dietë, andaj edhe i përmbahen rregullave të lartëpërmendura për një kohë më të gjatë.
Në internet forumet dhe bloge, ata që kishin arritur t’i përmbahen dietës paraqesin rezultate të ndryshme. Por, realisht është që të pritet zvogëlim i peshës trupore me 3 – 3.5 kilogram për dy javë.
Që të arrini afekt maksimal, zvogëloni konsumimin e ushqimit të yndyrshëm, mos hani deri sa të ngopeni dhe praktikoni aktivitet fizik së paku 30-45 minuta çdo ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë